LAJMI I FUNDIT:

Duke nderuar veprën e Prizrenit, Frashërit dhe Vokshit, ne nderojmë veten dhe atdheun

Duke nderuar veprën e Prizrenit, Frashërit dhe Vokshit, ne nderojmë veten dhe atdheun

“Porta e Lartë nuk do të bëjë asgjë për Shqipërinë, nën presionin e Evropës; ajo do të heq dorë nga një pjesë e Shqipërisë. Le të mendojmë dhe punojmë për vete dhe te mos ketë ndryshim midis toskëve dhe gegëve. Të jemi të gjithë shqiptarë dhe të formojmë një Shqipëri të Bashkuar. Ne shpallim Qeverinë në vendin tonë.” (Abdyl Frasheri, një nga liderët e Lidhjes së Prizrenit).

Në nëntorin e lavdishëm, Prizrenit antik iu kthyen në bronz tre burrat e mëdhenj të shqiptarisë. Kjo tokë lindi figura të mëdha që me veprat e tyre bënë të mundur vazhdimin e racës sonë deri në ditët e sotme. Të tillë ishin edhe Ymer Prizreni, Abdyl Frashëri e Sylejman Vokshi.


Shiu dhe temperaturat e ulëta nuk ndaluan bashkatdhetarët nga të gjitha trojet tona, për t’iu bashkuar ceremonisë së përurimit të tri shtatoreve të liderëve të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Nën praninë e përfaqësueseve politikë nga Shqipëria, Maqedonia e Kosova, dhe nën përcjelljen e Gardës Ceremoniale të FSK-së, iu dha nderi këtyre tri personaliteteve të cilët nuk kursyen asgjë për Shqipërinë.

Të rrallë janë njerëzit që kapërcejnë kohët për të ngel të përjetshëm. Edhe atëherë kur çdo rrethanë ishte jo e favorshme për ne, kur toka shqiptare ishte arenë lufte, kur qenies shqiptare i kanosej rreziku me shuarje nga faqja e dheut, erdhën në pah figurat të cilët me mençuri, maturi dhe luftën e tyre në mbrojtje të atdheut, arritën ta ruajnë tokën e gjuhën shqipe.

Këtë vit shënuam 140-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në një manifestim ku ishin të pranishëm liderë dhe përfaqësues nga të gjitha trojet tona shqiptare, e po ashtu bashkatdhetarë nga diaspora të cilët kishin ardhur për të nderuar besëlidhjen e shqiptarëve. Oborri i Kompleksit Monumental të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit ishte plotë me ata që shprehnin respektin për personalitetet e Lidhjes Shqiptare të cilët e ndryshuan historinë.

Por, Kompleksi ishte i zbrazët pa statujat e tre liderëve të saj. Duke e ditur rëndësinë historike të Lidhjes së Prizrenit, jam i lumtur që me iniciativën time si kryetar i Komisionit Qeveritar për Vitin e Skënderbeut, me mbështetjen e Qeverisë Haradinaj, të ministrit të MKRS-së, Kujtim Gashi, angazhimin e drejtorit të Kompleksit Monumental të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Parim Kosovës, kontributin e Lulzim Kabashit, bashkëpunimin e drejtorit për Kulturë në Komunën e Prizrenit, Ehat Oreshka, dhe punën e skulptorëve Gëzim Muriqi dhe Agron Blakçori, arritëm që Kompleksin ta kompletojmë përmes statujave të Ymer Prizrenit, Abdyl Frashërit dhe Sylejman Vokshit. Vetëm duke nderuar të shkuarën tonë, e cila është udhërrëfyese për të tashmen, do të mund të bëjmë hapa të sigurt drejtë së ardhmes. Këta tre burra dhe shumë të tjerë hodhën themelet e para të krijimit të shtetit shqiptar; përmes angazhimit të tyre brezat pasardhës arritën ta përjetojnë lirinë.

Andaj, sot,. sikurse këta burra të mëdhenj, duhet të kemi besë e unitet mes vete që t’i forcojmë shtetet tona dhe po ashtu të kërkojmë realizimin e të drejtave natyrale për të gjithë shqiptarët të cilët kanë mbetur jashtë nesh. Duke besuar në kauzën tonë të drejtë dhe ëndrrën tonë për liri, falënderoj të gjithë shqiptarët që pritën me entuziazëm përurimin e shtatoreve të tre liderëve të Lidhjes Shqiptare.

Në trend

Më shumë

"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje

Magazina
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Magazina
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka

Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"

Botë
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Kalo në kategori