LAJMI I FUNDIT:

Duke mos ditur që nën kapakun e motorit kishte gjarpër, boshnjaku përshkoi 1000 kilometra dhe katër shtete – nga Bosnja e “dërgoi” në Gjermani  

Duke mos ditur që nën kapakun e motorit kishte gjarpër, boshnjaku përshkoi 1000 kilometra dhe katër shtete – nga Bosnja e “dërgoi” në Gjermani  

Një burrë nga Zhivinica e Bosnje e Hercegovinës, që prej vitesh jeton në Gjermani, disa ditë më parë nën kapakun e motorit të veturës së tij e ka gjetur një gjarpër – duke mos e ditur që e kishte transportuar nga Bosnja për në Gjermani.

Një kushëri i tij nga Zhivnica ia ka kumtuar lajmin mediave boshnjake – duke u treguar në detaje ngjarjen e pazakontë, transmeton Telegrafi.


“Ai prej vitesh jeton në Munih, por ishte për vizitë tek familja në fshatin Kulan në periferi të Zhivinicës. Kur u kthye në Munih, ka pasur çfarë të sheh. Nën kapakun e motorit gjeti një gjarpër duke mos e ditur se e kishte transportuar nga Zhivinica në Munih”, ka shpjeguar kushëriri.

Burri boshnjak kështu i përshkoi 1000 kilometra dhe i kaloi katër shtete e kufij – duke mbajtur nën kapakun e motorit gjarprin. E gjermanët thonë se është një rast unik, pasi ky lloj i gjarprit nuk jeton në atë vend.

Duke marrë parasysh që moti është përmirësuar – ekzistojnë gjasa të mëdha që diku në Bosnje gjarpri është futur në motor dhe ai e transportoi për në Gjermani. /Telegrafi/