LAJMI I FUNDIT:

Duke luajtur me granatë në Somali, fëmijëve u shpërtheu ‘në duar’ dhe vrau 27 persona

Duke luajtur me granatë në Somali, fëmijëve u shpërtheu ‘në duar’ dhe vrau 27 persona

Një tragjedi e madhe ka ndodhur në Somali ku 27 persona, kryesisht fëmijë, humbën jetën pasi shpërtheu një granatë me të cilën po luanin.

Të paktën 27 persona u vranë dhe 53 u plagosën pranë qytetit somalez, Qoryoley në rajonin e Ulët Shabelle, konfirmoi agjencia shtetërore e lajmeve.


Fatkeqësia ndodhi ndërsa fëmijët po luanin me një granatë të pashpërthyer të përdorur nga fraksionet ndërluftuese në Somali.

Abdi Ahmed, Zëvendës Komisioneri i Qarkut të Qoryoley përshkroi se si ndodhi aksidenti, raporton cnn.

“Fëmijët po luanin me një predhë mortaja që nuk shpërtheu. Ajo shpërtheu mbi ta. Njëzet prej tyre u vranë dhe të tjerë u plagosën”, tha ai para gazetarëve, pas së cilës numri i të vdekurve vazhdoi të rritet.

Ai theksoi gjithashtu se autoritetet lokale kanë nevojë për ndihmën e qeverisë dhe agjencive të saj për të pastruar zonën nga minat dhe predha. /Telegrafi/