Kryetari i Komunës së Dibrës, Hekuran Duka tha se 114 qytarë të cilët ishin në Dibër gjatë shpalljes së gjendjes së krizës tani mund ta lëshojnë qytetin.

Siç bëri të ditur ai, qytetarët dalin nga Dibra menjëherë ndërsa shtetasit e huaj lëshojnë vendin sipas protokollit paraprak, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në hotelin në Banjishte kishte 114 persona nga disa qytete të vendit, nga rrethina e Rekës, Komuna e Mavrovës si dhe nga Kosova, Serbia, Bullgaria dhe Suedia./Telegrafi/