LAJMI I FUNDIT:

A duhet të dërgohet projektligji për Komisionin e Pavarur të Mediave tek Komisioni i Venecias?

A duhet të dërgohet projektligji për Komisionin e Pavarur të Mediave tek Komisioni i Venecias?

Ligji i ri i cili po përgatitet për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM) mund të përfundojë për vlerësim në Komisionin e Venecias.

Por, me këtë propozim nuk është pajtuar kryetari i Komisionit Parlamentar për Media në Kuvendin e Kosovës njëherësh deputeti i LVV-së, Valon Ramadani. Sipas tij, ligji nuk ka ndonjë mangësi për ta adresuar në komision.

“Unë mendoj që s’ka hapësirë me dërgu në Komision të Venecias. Ekspertët e kanë punuar këtë projektligj ju po thuani me dërgu në Komision të Venecias, unë s’po kuptoj me dërgu në Venecia” – tha Ramadani, deputet i LVV-së.


Ai ka premtuar se do të organizohen edhe debate publike me qytetarë.

Në të ardhmen, pas një jave, pasi të kalon në lexim të parë, unë si kryetar i Komisionit që në shumicën e qendrave të mëdha, se di a mundemi me mbërri në krejt komunat, në shtatë qendrat e mëdha kemi me ftu qytetarët me diskutu për këtë ligj”, ka deklaruar Ramadani në KallxoPernime.

Por, Labinot Leposhtica nga zyra ligjore e BIRN ka thënë se projektligji për KPM duhet të dërgohet në Komisionin e Venecias për t’i shmangur keqinterpretimet.

Organizatat ndërkombëtare me thirrje urgjente për Qeverinë të rishqyrtojë ligjin e propozuar për KPM-në
Lexo po ashtu Organizatat ndërkombëtare me thirrje urgjente për Qeverinë të rishqyrtojë ligjin e propozuar për KPM-në

“Minimumi i korrektësisë për këtë projektligj që është me peshë të madhe, është me dërgu në Komision të Venecias, minimumi i korrektësisë është kjo. I diskutuam arsyet”, ka thënë Leposhtica.

Edhe ish-kryetari i Komisionit Parlamentar për Media në Kuvendin e Kosovës, Nait Hasani, ka thënë se për t’i hequr dyshimet, projektligji për KPM-në duhet të dërgohet në Komisionin e Venecias.

“Valoni duhet me qenë i përgjegjshëm, me thënë po, ne jemi për një ligj transparent, ligj që i shërben qytetarëve, ligj që i shërben mediave dhe ne jemi të gatshëm me çu në Komision të Venecias, nëse ka gabimet, heqja dyshimet, cila është frika e qeverisë që nuk guxon në Venecia?”, ka deklaruar Hasani.

Qeveria e Kosovës ka dorëzuar në Kuvend projektligjin i cili synon që video dhe audio-materialet e publikuara në platformat për shpërndarjen e videove dhe mediat online të kontrollohen nga Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM).

Ndryshimi sipas Propozim-Ligjit është bërë në kuadër të Direktivës Evropiane 2010/13/EU për Shërbimet Mediale Audio-Vizuele dhe Direktivën (EU) 2018/1808.

Ky projektligj i dorëzuar më 27 janar të vitit 2023 parasheh që platformat për shpërndarje të video-materialeve dhe mediat online t’i nënshtrohen regjistrimit nga KPM-ja nëse dëshirojnë të publikojnë audio dhe video materiale. /Kallxo.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti shfaq video që tregon mënyrën se si ishte organizuar sulmi me rreth 20 kilogramë eksploziv në Ibër-Lepenc

Kurti shfaq video që tregon mënyrën se si ishte organizuar sulmi me rreth 20 kilogramë eksploziv në Ibër-Lepenc

Lajme
Gjermania me politika shumë agresive për të tërhequr njerëz të kualifikuar, Shqipëria merr masa

Gjermania me politika shumë agresive për të tërhequr njerëz të kualifikuar, Shqipëria merr masa

Lajme
“E vrava gruan, dërgoje një patrullë”- Dosja e Prokurorisë ndaj të akuzuarit që vrau bashkëshorten e tij në Pejë

“E vrava gruan, dërgoje një patrullë”- Dosja e Prokurorisë ndaj të akuzuarit që vrau bashkëshorten e tij në Pejë

Drejtësi
Kontrolli në banesën e Veliajt, SPAK del me reagim zyrtar

Kontrolli në banesën e Veliajt, SPAK del me reagim zyrtar

Lajme
Bukë, ujë dhe pashtetë – Demhasaj publikon ushqimin e policëve në veri

Bukë, ujë dhe pashtetë – Demhasaj publikon ushqimin e policëve në veri

Lajme
Albin Kurti nominohet kandidat për kryeministër nga LVV, nuk kishte kundër-kandidat

Albin Kurti nominohet kandidat për kryeministër nga LVV, nuk kishte kundër-kandidat

Politikë
Kalo në kategori