Çdo grua duhet t’i dijë këto fakte në lidhje me testin e shtatzënisë në shtëpi

Kur mendojnë se mund të jenë shtatzënë, shumica e grave bëjnë një test në shtëpi nga kureshtja para se të caktojnë një ekzaminim.

Sidoqoftë, duket se ne nuk dimë mjaftueshëm për të…

Këto fakte të rëndësishme mund t’ju ndihmojnë, transmeton Telegrafi.

Është më mirë ta bëni testin sapo të ngriheni nga shtrati, por nuk është e domosdoshme.

Gjatë gjumit, hormoni hCG (gonadotrofina korionike humane) grumbullohet në urinë, pra në fshikëz, kështu që ka shumë të ngjarë që, nëse ka një shtatzëni, testi të jetë i besueshëm dhe pozitiv kur të bëhet sapo të ngriheni nga shtrati.

Sidoqoftë, duke marrë parasysh se sa të besueshme janë testet e sotme në shtëpi, nuk është e nevojshme t’i bëni ato në orët e para pasi të ngrihemi, por gjithsesi është metoda më e besueshme.

Shëndeti juaj mund të ndikojë në rezultatin

Si është e mundur që një test ndonjëherë tregon shtatzëninë, ndërsa një ekzaminim gjinekologjik ose një test gjaku përcakton që shtatzënia nuk ka ndodhur?

Siç shpjegojnë ekspertët, disa ilaçe, më shpesh ato për rritjen e pjellorisë, përmbajnë hCG, prandaj sasia e këtij hormoni në trup rritet dhe kjo mund të tregohet në test.

Vetëm pse një test është më i shtrenjtë nuk do të thotë patjetër se është më i saktë

Kur blini një test shtatzënie, çmimi nuk është thelbësore: secili prej tyre tregon të njëjtën gjë – praninë e shtuar e “hormonit të shtatzënisë” hCG.

Dallimi i vetëm është se në disa teste, sasia minimale e hormonit që merret si tregues i një gjendje tjetër është 25 njësi, ndërsa te disa është më e ulët. /Telegrafi/