LAJMI I FUNDIT:

A duhet kopshtet për fëmijë në Maqedoni të punojnë në dy ndërrime?

A duhet kopshtet për fëmijë në Maqedoni të punojnë në dy ndërrime?

Zgjedhjet lokale 2017 në Maqedoni po afrohen, ndërsa përplasjet në mes opozitës OBRM-PDUKM dhe Qeverisë shumicë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Prej 1 shtatorit, kopshtet për fëmijë do të fillojnë të punojnë në dy ndërrime. Për Qeverinë, kjo është një hap pozitiv dhe do të jetë një ndihmesë e madhe për prindërit, ndërsa nga OBRM-PDUKM nuk mendojnë kështu.


”Për disa ditë kopshtet do të fillojnë punën me dy ndërrime. Kjo do të thotë se fëmijët në kopshte do të jenë në kujdes në periudhë më të gjatë kohore, në përputhje me nevojat e prindërve të tyre”, potencon Jagoda Shahpaska nga LSDM.

Për OBRM-PDUKM masa me kopshtet është populizëm pa u konfirmuar sa janë për realizimin e masës dhe parashikon kaos në punën e institucionit.

Nga kjo parti kumtojnë se për realizimin e kësaj mase, është e nevojshme të rritet buxheti dhe bllok granti për kopshtet e fëmijëve.

Përndryshe, ndërrimi i dytë do të jetë prej ora 16 deri ora 21:30 dhe do të vlejë për të gjithë institucionet e shtetit, me përjashtim të kopshteve që do të vlerësojnë se nuk ka nevojë për një gjë të tillë. /Telegrafi/