Kontraktimet e quajtura Braxton Hicks janë kontraktime sporadike të cilat mund të shfaqen edhe në shtatzëninë shumë të hershme, mirëpo më së shpeshti shfaqen vetëm në tremujorin e dytë, përkatësisht të tretë të shtatzënisë.
Kontraktimet e tilla nuk janë të rregullta, zgjasin rreth një minute dhe zakonisht nuk janë dhembje, por shkaktojnë situatë jo të këndshme, transmeton Telegrafi.
Kontraktimet Braxton Hicks gjithashtu të njohura edhe si të ashtuquajtura “të rreme” apo kontraktime“gatishmërie”, janë kontraktime sporadike të mitrës të cilat mund të shfaqen në shtatzëninë shumë të hershme, mirëpo shtatzënat fillojnë t’i ndiejnë vetëm në tremujorin e dytë, dhe posaçërisht në tremujorin e tretë të shtatzënisë, rreth javës së 27-të.
Kontraktimet e tilla nuk janë të rregullta, domethënë nuk shfaqen në intervale të rregullta, zgjasin rreth një minute dhe zakonisht nuk janë të dhembshme, por shkaktojnë një frikë të vogël.
Duke pasur parasysh që mitra është një muskul i madh, është normale që herë pas here të shtrëngohet plotësisht, gjë që shtatzëna mund të ndiejë si bark goxha të fortë, të formës së drejtë rrumbullake.
Konsiderohet që ato i ndihmojnë trupit në përgatitjen për lindje, mirëpo nuk është e thënë të ndikojnë në shkurtimin e qafës së mitrës. Nuk i ndiejnë të gjitha shtatzënat gjatë shtatzënisë, derisa disa i ndiejnë çdo ditë gjatë shumë javëve.
Si të pengohet shtrëngimet e barkut?
Nënave të ardhshme, aq më parë shtatzënave të cilat presin fëmijën e parë, ndonjëherë u është e vështirë t’i dallojnë kontraktimet Braxton Hicks nga kontraktimet e vërteta dhe fillimi i lindjes.
Nëse kontraktimet e mitrës janë të parregullta dhe shfaqen vetëm disa herë në ditë pa shtim të intensitetit dhe shkaktojnë vetëm shtrëngim të barkut pa dhembje në shpinë, zakonisht fjala është për të ashtuquajturat “kontraktime të rreme”.
Mënyrat në të cilat ato mund të zvogëlohen është marrja mjaftueshme e lëngjeve (dehidratimi mund të shkaktojë shtrëngime), ndryshimi i pozitës së trupit, qetësimi, urinimi i rregullt (fshikëza e plotë mund të forcojë ndjenjën e shtypjes) dhe frymëmarrja e thellë relaksuese.
Nëse me gjithë këto veprime kontraktimet shtojnë frekuencën dhe intensitetin dhe shfaqen më shumë se katër herë brenda një ore (madje edhe nëse nuk janë të dhembshme), nëse rrjedhja nga mitra bëhet jargëzore dhe ujore dhe nëse ekziston edhe shenja më e vogël e gjakrrjedhjes, shtatzënat para javës së 37-të të shtatzënisë gjithsesi duhet sa më parë të shkojnë te mjeku për të përjashtuar rrezikun nga lindja e parakohshme.
Nëse është fjala për terminin e shtatzënisë, zakonisht shtatzënat i këshillojmë që të shkojnë në maternitet kur të jenë të sigurta që fjala është për kontraktimet e vërteta, por jo kontraktimet Braxton Hicks, që do të thotë që kontraktimet janë të dhembshme, mirëpo përveç barkut, shkaktojnë edhe dhembje në pjesën e poshtme të shpinës dhe të komblikut dhe zgjasin së paku 60 sekonda dhe përsëriten rregullisht çdo 5 deri 10 minuta brenda së paku një ore. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëRregullat e modës që nuk duhet të ndiqni kurrë
Thonë se nuk ka grua më të bukur se ajo në planet: Bën seks katër herë në ditë
Mami! Po më dhemb koka!
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Ushqimet më të mira për rritje të shpejt dhe të shëndetshme të flokëve
Dushi i parë i bebes… rregulla për prindërit e rinj!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli
"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj