LAJMI I FUNDIT:

Duda Balje në mëdyshje nëse do ta votojë Qeverinë Kurti

Duda Balje në mëdyshje nëse do ta votojë Qeverinë Kurti

Deputetja e Kosovës Duda Balje ka shfaqur mëdyshje se a do të votojë Qeverinë Kurti apo jo, derisa thotë se nuk mund të marrë asnjë vendim derisa Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës të arrijnë marrëveshje.

Deputetja e rizgjedhur, sqaroi edhe mungesën e sotme në takimin me mandatarin për kryeministër, Albin Kurti.


“Arsyeja e vetme është këtu takimi në Prizren me zotëri Borrell, asgjë tjetër. Unë do të takohem me zotëri Albinin, por sot nuk kam pas kohë”, tha ajo.

Duke shprehur pasigurinë e saj për votim të Qeverisë Kurti, ajo thotë se nuk mund të marrë një vendim përderisa nuk ka marrëveshje ndërmjet dy partive VV-LDK.

“Unë kam vendos të pres që këto dy partitë e mëdha të bëjnë marrëveshje mes veti, mandej unë do të vendos për pozitën time dhe votën. Unë zotëri Hetem dhe zotëri Veton jemi jashtë grupit multi-etnik, jemi tre deputetë… Nuk mund të them asgjë, ne jemi duke pritur që ata të marrin vendimin përfundimtar, mandej ne do të vendosim”, tha deputetja Balje.

E pyetur se a do të votojë Albin Kurtin për kryeministër, Balje shfaqi mëdyshje për këtë, duke mos dhënë përgjigje definitive.

“Unë s’mund asgjë të them sigurt, do të thotë nesër kam takim me zotëri Kurti, këta kolegët sot kanë pas, dhe e di që nuk kanë vendosur asgjë, as për përkrahje e as për mos përkrahje të Qeverisë”, u shpreh ajo.

Ndryshe, KP mëson se tre deputetët nga komunitetet, Veton Berisha, Hetem Berisha dhe Duda Balje kanë lënë mundësinë që t’i bashkëngjitet grupit parlamentar të LDK-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kalo në kategori