LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa tendos tifozët e Liverpoolit, pasi pozoi me fanellë të Arsenalit

Dua Lipa tendos tifozët e Liverpoolit, pasi pozoi me fanellë të Arsenalit
Dua Lipa në finalen e Ligës së Kampionëve 2018 (Foto: Peter Byrne/PA Images via Getty Images)

Ylli i muzikës pop, Dua Lipa, ka publikuar fotografi duke treguar se ajo është një mbështetëse e Arsenalit, pavarësisht indikacioneve të mëparshme se ajo kishte një besnikëri ndaj Liverpoolit.

Kënga “One Kiss” e këngëtares fituese të çmimit “Grammy” është një element kryesor i ndeshjeve të Liverpoolit, me melodinë e cila iu lëshohet tifozëve shpesh para ose pas ndeshjes, shkruan The Mirror.

Klopp dhe lojtarët e tij madje u bashkuan me një interpretim të këngës pas fitores në gjysmëfinale të Kupës FA kundër Manchester Cityt në Wembley sezonin e kaluar, pasi kishin krijuar për herë të parë një raport të mirë me Dua Lipën në vitin 2018. Katër vjet më parë, kur Liverpool u përball me Real Madridin në finalen e Ligës së Kampionëve, Dua Lipa ishte e ftuar për të interpretuar në hapje të finales.


Dua Lipa në finalen e Ligës së Kampionëve 2018 (Foto: Andrew Powell/Liverpool FC via Getty Images)

Dua e kishte përshkruar më parë veten si një “mbështetës nderi i Liverpoolit”, pasi himni “One Kiss” u bë aq i dashur me tifozët e klubit. Kënga, e cila u kompozua nga Calvin Harris, është fituese e çmimit “Brit Awards” në vitin 2019 si “Kënga më e mirë e vitit”.

Megjithatë, shumë fansa të Liverpoolit mund të jenë befasuar nga përditësimet në Instagram të yllit të popit të shtunën, ku ajo zbuloi mbështetjen e saj për Arsenalin. 27-vjeçarja ishte në Emirates për fitoren 4-1 ndaj Leeds, dhe më vonë publikoi një tjetër fotografi të saj me një shall të Gunners.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Kjo ndoshta nuk duhet të jetë një befasi shumë e madhe pasi Dua Lipa është një londineze me familjen e saj që mbështet klubin e Londrës Veriore.

Ajo më parë tha për mendimet e saj për sportin: “Unë nuk jam vërtet një tifoze e madhe e futbollit, vëllai im i vogël dhe babai im shikojnë futboll, ata mbështesin Arsenalin. Unë kurrë nuk kam qenë në një lojë futbolli përveç në shkollë, dhe ata më bënë që të luaj futboll dhe isha e tmerrshme në të”. /Telegrafi/

Dua Lipa në finalen e Ligës së Kampionëve 2018 (Foto: David Ramos/Getty Images)

Në trend Magazina

Më shumë
Duda Balje: Nuk do ta pranoja kurrë fëmijën tim nëse do të ishte pjesë e komunitetit LGBT+, as femrat që bëjnë IVF pa partner s'i kuptoj

Duda Balje: Nuk do ta pranoja kurrë fëmijën tim nëse do të ishte pjesë e komunitetit LGBT+, as femrat që bëjnë IVF pa partner s'i kuptoj

Magazina
Gjesti: Nuk kam ndjenja për Eglin

Gjesti: Nuk kam ndjenja për Eglin

Magazina
Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Magazina
Bebe Rexha shkëlqen me dukjen e saj provokuese në Dubai

Bebe Rexha shkëlqen me dukjen e saj provokuese në Dubai

Magazina
“Jam hedhur në zjarr për Gjestin”, Laerti - Rozanës: Lëre të shohim kush është pa ty

“Jam hedhur në zjarr për Gjestin”, Laerti - Rozanës: Lëre të shohim kush është pa ty

Magazina
Në gjendje të rënduar emocionale - Gjesti dhe Egli tregojnë se janë konsultuar me psikologë brenda

Në gjendje të rënduar emocionale - Gjesti dhe Egli tregojnë se janë konsultuar me psikologë brenda

Magazina
Kalo në kategori