Dua Lipa ka qenë ndër personazhet kryesore të ceremonisë së 21-të të ndarjes së çmimeve, "GQ Men of the Year Awards", së bashku me supermodelen Naomi Campbell, aktoren Rose McGowan dhe muzikantin John Legend.

Këngëtarja shqiptare ka marrë çmimin për solo-artisten më të mirë të vitit. 23-vjeçarja i është gëzuar këtij suksesi të radhës duke e bërë një postim në Instagram.


"Jam kaq falënderuese që mund të bëj çfarë të dua dhe të festoj në këtë mënyrë", ka shkruar Dua.

Legend e fitoi çmimin për mashkullin më me stil të vitit, ndërsa atë ia ndau bashkëshortja, modelja e njohur Chrissy Teigen.

Rose McGoëan u bë femra e parë që e fitoi çmimin për frymëzim, meqenëse 45-vjeçarja kishte folur haptas për keqtrajtimin seksual nga Harvey Weinstein.

Fituesit kryesorë në "GQ Men of the Year Awards":

DuaLipaGQ 2 Dua Lipa (Foto: Getty Images)

Çmimi i karrierës Princi i Walesit

Solo-artistja e vitit Dua Lipa

Dizjaneri depërtues Charles Jeffrey

Mashkulli ndërkombëtar Chadwick Boseman

Politikani i vitit David Lammy

Sportisti i vitit Harry Kane

Brendi i vitit Philipp Plein

Çmimi 'Hugo Boss' për aktorin depërtues Tom Bateman

Çmimi i 'Maddox Gallery' për artistin e vitit Jonathan Yeo

Çmimi Vero për artistin depërtues Jorja Smith

Performanca e drejtpërdrejtë Olly Alexander (Years & Years)

Arritje jetësore Johnny Marr

Çmimi për frymëzim Rose McGowan

Ikona e modës Naomi Campbell

Çmimi 'Hugo Boss' për mashkullin e vitit John Legend

Aktori i vitit Daniel Kaluuya

Çmimi i redaksisë Sacha Baron Cohen

Skenaristi i vitit Michael Wolff

Legjenda e dizajnit Ralph Lauren

Aktori televiziv Elizabeth Moss

Kantautori i vitit Paul Weller

Dizajnerja e vitit Donatella Versace

Ikona 'Haig Club Icon' Jeff Goldblum

/Telegrafi/