Dua Lipa dhe i fejuari i saj, aktori Callum Turner, u panë duke shijuar një pasdite romantike në rrugët e New Yorkut të dielën.

Këngëtarja 30-vjeçare u shfaq plot stil, e mbuluar me një pallto të gjatë prej gëzofi artificial, ndërsa ecte dorë për dore me aktorin 35-vjeçar, shkruan DailyMail.


Dua, e cila konfirmoi fejesën në qershor pas propozimit të bërë gjatë Krishtlindjeve, mbante me vete një çantë të madhe shpatullash, po ashtu të dekoruar me gëzof sintetik.

Callum kishte zgjedhur një pallto të gjatë dimri, të cilën e kishte kombinuar me doreza të kuqe dhe atlete të rehatshme, ndërsa mbante në duar çantat e blerjeve të çiftit.

Dyshja dukej më e dashuruar se kurrë, duke buzëqeshur e qeshur gjatë shëtitjes në zemër të “Big Apple”.

Vetëm disa ditë më parë, Dua publikoi një dedikim të ëmbël për Callum me rastin e përfundimit të turneut të saj botëror. Hitbërësja e “Houdini” ndau në rrjete sociale një foto ku shfaqej me një bluzë që kishte fytyrën e Callum-it, në rolin e tij të ri si Luke në filmin Eternity, i publikuar më 5 dhjetor.

Ajo ngriti bluzën e sipërme për të treguar fanellën, duke shkruar me humor: “Thirrma eanshme, por…”, teksa etiketoi faqen zyrtare të filmit.

Pak ditë më herët, Dua kishte ndarë edhe disa fotografi romantike nga një mbrëmje në çift, ku të dy shfaqeshin të buzëqeshur e të lumtur.

Këngëtarja ka shënuar gjithashtu fundin e turneut të saj botëror Radical Optimism, i cili përfundoi të premten në Mexico City, pas 92 koncerteve. Turneu nisi në nëntor 2024 në Singapor, duke promovuar albumin e saj të fundit me të njëjtin titull.

Në një mesazh emocional për fansat, Dua shkroi: “Çfarë jete. Çfarë gëzimi. Faleminderit ‘Radical Optimism’ për një vit e gjysmë të mbushur me përmbushje. 92 shfaqje që nga maji – rreth botës me ekipin më të mirë! Faleminderit Mexico City për dashurinë, energjinë dhe për tri netët e paharrueshme. Jam pafund mirënjohëse. Ju dua shumë! RADICAL OPTIMISM PËRJETË!”.


Turneu përfshiu Azi, Evropë, Amerikën e Veriut, Oqeaninë dhe Amerikën e Jugut, duke arkëtuar 112.3 milionë dollarë dhe duke shitur 960,000 bileta vetëm në 44 koncertet e para.

Dua dhe Callum nisën lidhjen në janar 2024 dhe e konfirmuan fejesën këtë qershor. Në një intervistë për The Times Style, Callum foli sinqerisht për romancën e tyre, duke e përshkruar Duan si “gruan më të bukur në botë”.

Ai tregoi se para se të njiheshin, kishin pasur disa “pothuajse-takime të humbura”, duke shtuar: “Kishim dy, tre, katër, pesë raste kur gati takoheshim, por nuk ndodhi… dhe pastaj, kur të dy ishim të lirë dhe single, unë mendova se ajo ishte gruaja më e bukur në botë”. /Telegrafi/