Ajo zbukuroi tapetin e kuq të premierës së filmit të ri “Barbie” në Londër dhe Los Angeles.

Por Dua Lipa, 27 vjeçe, shfaqet në film si ‘Mermaid Barbie’ për një total vetëm prej 30 sekondash nga filmi 114-minutësh.


Ndërsa ajo shkroi një këngë për kolonën zanore të filmit, ylli i muzikës pop thotë vetëm 16 fjalë në të gjithë filmin, dy prej të cilave janë titulli i filmit, sipas The Sun.

73493253 12325831 image a 133 1689986397467 Foto: Wire Image

Ajo ka gjithsej pesë filma, me momentin më të spikatur kur i ofron një birrë John Cenas.

Megjithatë, Dua doli më mirë se Rob Brydon i cili shfaqet si një kukull Ken për gjashtë sekonda dhe ish-ylli i “Love Island”, Chris Taylor, gjithashtu shfaqet si një kukull Ken për vetëm dy sekonda.

73493227 12325831 On screen While she wrote a song for the soundtrack of the movie a 39 1689987861365 Dua Lipa

Në përpjekjen e saj në aktrim, artistja theksoi në ‘podcast’-in e saj vitin e kaluar: “Për mua është akoma si hapat e bebeve”.

“Kjo është gjithashtu mënyra më e mirë për të zbuluar veten”, theksoi mes tjerash këngëtarja shqiptare.

"Unë mendoj se frika ime më e madhe do të ishte të merrja një rol vërtet të madh dhe të jem, si dreqin, çfarë të bëj”, tha ndër tjerash Lipa.

Aktorja Margot Robbie ndërkaq luan rolin kryesor atë të ‘Barbie’. /Telegrafi/

73164773 12294401 image a 28 1689234416300 Foto: Instagram