LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa në top 5 të Billboard Hot 100 me albumin e ri “Future Nostalgia”

Dua Lipa në top 5 të Billboard Hot 100 me albumin e ri “Future Nostalgia”
Dua Lipa (Foto: Billboard)

Ndërsa artistë të tjerë kanë shtyrë datat e publikimit të albumeve të tyre që të kthehen në një kohë (me shpresë) më pak të turbullt në peisazhin kulturor, ylli i muzikës pop, Dua Lipa në vend të kësaj e shtyu “Future Nostalgia në javën e kaluar” – dhe u shpërblye me javën e saj më të mirë në “Billboard Hot 100”.

Bukuroshja, e cila tashmë jeton dhe vepron në Mbretërinë e Bashkuar, ka arritur të pushtojë top listën amerikane me albumin e saj të ri i cili në shqip do të thotë “Nostalgjia e së ardhmes”.


“Future Nostalgia” debuton në numrin e katërt në tabelë (me 66,000 në njësi ekuivalente të albumeve të javës së parë) këtë javë – e cila mund të mos përputhet mjaft me nivelin e entuziasmit që albumi ka gjeneruar në mesin e fansave, por prapë paraqet lehtësisht renditjen e saj më të lartë në datë, pas albumit të saj “Dua Lipa” të vitit 2017.

Dua Lipa (Foto: Billboard)

Përveç këtij debutimi në top 5, kënga “Break my heart” u rendit në numrin 21 në “Billboard Hot 100” , ndërsa “Don’t start now” mban numrin 3 në tabelë.

Dua Lipa shpreson se albumi “Future Nostalgia” do t'ju argëtojë gjatë vetë-izolimit
Lexo po ashtu Dua Lipa shpreson se albumi “Future Nostalgia” do t'ju argëtojë gjatë vetë-izolimit

Në album janë të përfshira gjithsej 11 këngë, tre prej të cilave janë kompletuar edhe nga vizuale: “Don’t start now”, “Physical” dhe “Break my heart”.

Dua vendosi të publikojë albumin e ri në këtë kohë pandemie të coronavirusit, në mënyrë që t’i argëtojë sado pak fansat mes këtyre ditëve të vështira. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
Stresi me akuza të rënda për Xhulin: U viktimizove me një video që ia ke dërguar vet personit dhe je dënuar nga Gjykata Finlandeze

Stresi me akuza të rënda për Xhulin: U viktimizove me një video që ia ke dërguar vet personit dhe je dënuar nga Gjykata Finlandeze

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 1: Gani Gërmia më kërkoi para për intervistë

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 1: Gani Gërmia më kërkoi para për intervistë

Magazina
Sara dhe Bardhi së shpejti prindër, Bora Zemani i bën dhuratën e parë bebit të çiftit

Sara dhe Bardhi së shpejti prindër, Bora Zemani i bën dhuratën e parë bebit të çiftit

Magazina
Debate të ashpra në BBVA: Erjola dhe Egla s’i ndalin përplasjet

Debate të ashpra në BBVA: Erjola dhe Egla s’i ndalin përplasjet

Magazina
Kalo në kategori