Duket se renditja në top-listat botërore dhe publikimi, tashmë hitit “Be The One”, i kanë hapur rrugën këngëtareve shqiptare për turne anembanë Britanisë së Madhe.

Dua Lipa ka paralajmëruar turneun e parë të saj në Angli, dhe për këtë shprehet e lumtur.


“Jam shumë e emocionuar të paralajmëroj turneun tim të parë në Britani të Madhe”, ka shkruar ndër të tjerash këngëtarja në llogarinë e saj në Instagram, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu ka bërë të ditur se biletat për turneun e saj kanë dal në shitje, ndërsa publiku i kryeqytetit britanik do ta ketë privilegjin që së pari ta ketë nikoqir këngëtaren, Lipa.

Ditë më parë televizioni shtetëror britanik BBC e ka futur në listën e zërave premtues të Anglisë këngëtaren 19-vjeçare. /Telegrafi/