Dua Lipa krahasohet me Lana Del Rey e Jessie J

Dua Lipa, këngëtarja shqiptare që po bën famë në Londër, ka mahnitur adhuruesit e muzikës me këngët “New Love” dhe “Be The One”.
“The Guardian” me një shkrim të publikuar sot, ka krahasuar Dua Lipan me këngëtaret e famshme Lana Del Rey dhe Jessie J, të njohura për hitet “Born to Die” dhe “Flashlight”.
“Dua Lipa – nga Kosova, por që jeton në Londër, është e paksa si Lana, me një zë freskues më të mirë se Jessie J”, ka shkruar The Guardian, derisa muzikën e saj e ka quajtur si “pop të errët”.
“Kënga e saj e fundit Be the One është e bukur, një melodramë që i jep famë ndonjë radioje”, ka shkruar në fund The Guardian.
Nga
Telegrafi
10/11/2015
Top Lajme
Ferma VIP
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































