Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka reaguar publikisht përmes një InstaStory, lidhur me raportimet e fundit të mediave britanike që lidhnin emrin e saj me largimin nga puna të agjentit të saj, David Levy.

Në reagimin e saj, Dua shkruan: "Nuk miratoj veprimet e David Levy-t apo të drejtuesve të tjerë të industrisë muzikore ndaj një artisti që thotë të vërtetën e vet. Nuk mund të injoroj as mënyrën se si është trajtuar kjo çështje në media".


"Historia ishte plotësisht e rreme dhe gjuha që përdori Daily Mail ishte qëllimisht provokuese, e krijuar thjesht për klikime dhe për të nxitur ndasi online. Unë gjithmonë mbështes Palestinën, por shfrytëzimi i një tragjedie globale për të shitur gazeta më shqetëson thellësisht", shkroi ndër të tjerash Dua.

Foto: Dua Lipa/InstaStory

Ky reagim vjen pak ditë pasi DailyMail raportoi se Dua Lipa kishte larguar nga puna agjentin e saj të gjatë, David Levy, pasi ky i fundit kishte udhëhequr një fushatë për të ndaluar pjesëmarrjen e reperëve pro-Palestinian nga Belfast, të quajtur Kneecap, në festivalin 'Glastonbury', duke pretenduar se performancat e tyre po nxitnin antisemitizëm.

Emaili, i nënshkruar nga David Levy dhe disa figura të tjera të njohura të industrisë muzikore izraelite, ishte i etiketuari “private dhe konfidencial”, por më pas u rrjedh në publik, duke zbuluar veprimet e tyre ndaj artistëve që përfaqësonin.

Dua Lipa thekson se raportimi i mediave ishte i pavërtetë dhe i qëllimshëm për sensacion, duke dënuar përdorimin e situatave të ndjeshme globale për përfitime mediatike dhe klikime. /Telegrafi/