LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa flet shqip për “Vogue”, tregon se cila është shprehja më e përdorur në shtëpinë e saj: Çka ka me ngrënë

Dua Lipa flet shqip për “Vogue”, tregon se cila është shprehja më e përdorur në shtëpinë e saj: Çka ka me ngrënë

Ylli shqiptar me famë ndërkombëtare, Dua Lipa aktualisht ndodhet në turneun botëror “Future Nostalgia” me koncertet e radhës që po mbahen në Europë.

Por, krahas kësaj 26-vjeçarja së fundmi ka mbajtur gjithashtu një intervistë me revistën e njohur “Vogue” në rubrikën ‘73 pyetje me Dua Lipën’.

Krijuesja e shumë hiteve ka folur për fillimet e karrierës, sukseset, pa lënë anash edhe jetën personale dhe statusin e saj aktual duke deklaruar se është beqare.


Foto: Dua Lipa/Vogue

Ndërkohë, Dua gjithashtu u pyet për familjen dhe rrënjët e saj, duke treguar edhe për shprehjen më të përdorur shqip në shtëpinë e saj.

“Çka ka me ngrënë”, është shprehur shqip këngëtarja e hitit “Levitating” cila gjithashtu tha se nëna e saj është një kuzhiniere shumë e mirë e cila është e mrekullueshme në përgatitjen e ushqimit tradicional shqiptar.

Foto: Dua Lipa/Vogue

Rikujtojmë që Dua çdo herë ka qenë një ambasadore e zëshme e popullit shqiptar, dhe këtë nuk e lë anash pothuajse në asnjë paraqitje të saj me rëndësi.

Dua Lipa pozon për ballinën e revistës “Vogue”, shkëlqen në veshje të ndryshme
Lexo po ashtu Dua Lipa pozon për ballinën e revistës “Vogue”, shkëlqen në veshje të ndryshme

Në intervistat e saj për mediumet më të mëdha në botë nuk mungojnë asnjëherë rrëfimet e saj për popullin shqiptar dhe se sa krenare ndihet ajo për këtë.

Foto: Dua Lipa/Vogue

Ndryshe, kujtojmë që turneu i Duas filloi në shkurt të këtij viti në Miami pasi u shty disa herë për shkak të COVID-19, ndërsa pritet të përfundoj në muajin nëntor në Australi. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti 'harron' për një moment Eglin, argëtohet me vajzat e tjera të shtëpisë në dhomën e gjumit

Gjesti 'harron' për një moment Eglin, argëtohet me vajzat e tjera të shtëpisë në dhomën e gjumit

Magazina
Livia përjeton atak paniku pas debatit me Vserlon, banorët reagojnë të shqetësuar dhe i vihen në ndihmë

Livia përjeton atak paniku pas debatit me Vserlon, banorët reagojnë të shqetësuar dhe i vihen në ndihmë

Magazina
Drenusha Latifi: Pas daljes nga Big Brother vajza ime nuk ka qenë mirë, e kam çuar edhe në psikologë

Drenusha Latifi: Pas daljes nga Big Brother vajza ime nuk ka qenë mirë, e kam çuar edhe në psikologë

Magazina
Laerti e quan

Laerti e quan "naziste" Gertën, ndërsa Rozana e ofendon rëndë – videot e epiteteve fyese ndaj banores së BBVA bëhen virale

Magazina
Edhe këngëtari i muzikës popullore Burim Demiri merr mbi 11 mijë vota, shumë pranë mundësisë për t'u bërë deputet

Edhe këngëtari i muzikës popullore Burim Demiri merr mbi 11 mijë vota, shumë pranë mundësisë për t'u bërë deputet

Magazina
Bëhet viral reagimi i saj: Rihanna 'shpërthen' në lot kur trupi gjykues shpall vendimin për partnerin e saj ASAP Rocky

Bëhet viral reagimi i saj: Rihanna 'shpërthen' në lot kur trupi gjykues shpall vendimin për partnerin e saj ASAP Rocky

Magazina
Kalo në kategori