Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, është duke shijuar këto ditë disa ditë të mira pushimi në Ibiza.

E shoqëruar nga shoqëria dhe anëtarë të familjes së saj, 27-vjeçarja është duke kaluar disa ditë të mira jo-produktive larg aktiviteteve të përditshme.


Shumë prej momenteve të këndshme, ajo nuk heziton që t’i ndajë me ndjekësit e saj në Instagram, të cilët janë mbi 86 milionë vetëm në këtë platformë.

unknown 301109388 1108441973099659 3423135914246769250 n

Së fundmi, interpretuesja e hitit “New Rules” publikoi disa fotografi të reja, në disa prej të cilave shfaqej mjaft provokuese.

E veshur me një kostum të zi me prerje të shumta, Dua u kujdes që të vërë në pah linjat e saj të tonifikuara të trupit.

unknown 301881883 632714498463737 8303690851582948210 n

Ajo shquhet për fizikun e saj të skalitur, i cili vjen si rezultat i përkushtimit të saj në aktivitetet fizike dhe joga.

unknown 301184728 1602212553507999 5452511389075844981 n

Në vazhdimësi, Lipa i azhurnoi fansat e saj duke publikuar edhe disa fotografi të tjera, duke treguar momentet e këndshme që ka shijuar në bregdetin spanjoll. /Telegrafi/

unknown 301351663 2875632942743313 9136351656299123521 n Foto: Dua Lipa/Instagram

unknown 301812703 1425676154565282 2454669211939079963 n Foto: Dua Lipa/Instagram

unknown 301137174 127856319787115 3102136523577184670 n Foto: Dua Lipa/Instagram

unknown 301164986 476284740693604 2112569681700375472 n Foto: Dua Lipa/Instagram