Gjatë ditës së djeshme (e premte) është raportuar se Dua Lipës i janë ndërprerë xhirimet e klipit për shkak të mosrespektimit të masave antiCOVID.

Një shkrim i tillë është publikuar nga gazeta britanike, The Sun, ku janë ofruan pamje nga vendi i ngjarjes.


Po ashtu thuhej se Policia kishte bastisur vendin, në të cilin gjendej i gjithë ekipi i këngëtares me prejardhje shqiptare.

dualipa 121535283 688104798750395 1776629644796470102 n 1 (Foto: Instastory)

Dua një lajm të tillë e ka demantuar përmes rrjete sociale, ndërsa nuk e ka përmendur emrin e gazetës, për të mos i bërë publicitet.

"Një gazetë tabloide ne Britani (të cilës nuk dua ti bëjë publicitet falas) mbrëmjen e djeshme ka publikuar një artikull për klipin që u ndërpre për shkak të rregullave antiCOVID", është shprehur ajo.

du1 1 1

Më tutje, Dua vazhdoi: Kjo është plotësisht e pavërtetë. Kjo është një ndër artikujt e pavërtetë që kjo gazetë ka bërë për mua këtë vit".

Lipa ka bërë të ditur se avokatët e saj kanë dërguar letra kundrejt gazetës, teksa thoshte se është e turpshme se si mediat britanike më shumë luftojnë për shitjen e gazetave se sa për të vërteën që ndodh. /Telegrafi/

du4 1 1