Ajo aktualisht është në turneun e saj “Future Nostalgia” në Miami.

Dhe gjatë një pushimi nga performanca, Dua Lipa hyri në Instagram për të ndarë fotografi të reja në të cilat ajo tregoi këmbët e skalitura.


Ylli i popit, 26 vjeç, dukej sensacionale me një fustan ngjyrë krem me dantella që ngjitej pas trupit të saj.

dualipa 273917276 1091293745046035 6736907244838387247 n Foto: Instagram

Ajo e kombinoi atë me xhaketë sportive lëkure dhe një palë gete teksa u përkul në dysheme për të bërë një pozë.

Ajo shtoi një palë doreza lëkure të kaltra për t'i dhënë një ngjyrim të ri veshjes së saj dhe një palë vathë të lezetshëm që bien në sy.

dualipa 273917520 2483741008424507 264931594009983707 n Foto: Instagram

Flokët e saj të zeza u stiluan përsëri në disa gërsheta dhe ajo e përfundoi pamjen me lëkurë të ndezur dhe një buzëkuq rozë.

Dhe në mbishkrimin e fotove të bujshme, ajo tha: “Mos e merrni veten shumë seriozisht”.

dualipa 273917521 674599587053017 2577123146058807004 n Foto: Instagram

Kujtojmë se Dua së fundmi morri vëmendje të plotë me veshjet e përzgjedhura për fillimin e turneut të saj. /Telegrafi/

dualipa 273852340 434909678316715 1466402180505172019 n Foto: Instagram

dualipa 273892154 626845938384276 7952551010558129082 n Foto: Instagram