Ky është momenti kur droni ukrainas sulmon dy ushtarë rusë që po përpiqeshin të fshihen brenda një llogore diku në lindje të vendit.

Pamjet janë publikuar nga një faqe ukrainase e cila poston vazhdimisht për luftimet në Ukrainë, transmeton Telegrafi.


Siç shihet në videon e mëposhtme, dy ushtarët rusë po fshiheshin brenda një llogore me tri shtresa strehe në vijën e frontit.

Për një moment, droni ukrainas lëshon një predhë në drejtim të tyre. /Telegrafi/