Pentagoni raportoi se një kontraktor amerikan u vra, ndërsa pesë ushtarakë amerikanë dhe një kontraktor tjetër u plagosën në një sulm që dyshohet të jetë kryer me dron. Sulmi ndodhi në Sirinë verilindore të enjten dhe droni besohet të jetë me origjinë iraniane.
Si përgjigje, forcat amerikane filluan “sulme ajrore precize” në shënjestër mbi objektet e përdorura nga grupet e lidhura me Gardën Revolucionare Iraniane në Siri.
Sulmet kërcënuan të rrisin tensionet në të gjithë Lindjen e Mesme, e cila veçse është e trazuar pas rënies së marrëveshjes bërthamore me Iranin. Megjithatë, ditëve të fundit, ka pasur indikacione për përparim drejt zbutjes së tensioneve midis Iranit dhe kombeve të tjera në rajon.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin tha në një deklaratë se komuniteti amerikan i inteligjencës kishte përcaktuar se droni ishte me origjinë iraniane, por nuk ofroi prova të tjera të menjëhershme për të mbështetur pretendimin.
“Sulmet ajrore u kryen në përgjigje të sulmit të sotëm, si dhe një sërë sulmesh të fundit kundër forcave të koalicionit në Siri nga grupet e lidhura me Gardën Revolucionare”, tha Austin.
Pentagoni tha se dy nga anëtarët e plagosur të shërbimit u trajtuan në vend, ndërsa tre të tjerë dhe kontraktori i plagosur u transportuan në objektet mjekësore në Irak.
Irani dhe Siria nuk pranuan dhe nuk e morën menjëherë përgjegjësinë për sulmet, dhe as zyrtarët e tyre në Kombet e Bashkuara në Nju Jork nuk iu përgjigjën kërkesave për koment nga agjencia e lajmeve Associated Press.
Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut, një monitories opozitar i luftës, raportoi se sulmet amerikane vranë gjashtë luftëtarë të mbështetur nga Irani në një depo armësh në lagjen Harabesh, në qytetin lindor të Deir el-Zour.
Vëzhguesi, i cili mbështetet në një rrjet kontaktesh lokale në Siri, tha se bombardimet e SHBA-së në një postbllok ushtarak pranë qytetit Mayadeen, vranë dy luftëtarë të tjerë. Sipas tyre, një sulm tjetër amerikan goditi edhe një postbllok ushtarak pranë qytetit Boukamal përgjatë kufirit me Irakun.
Garda Revolucionare e Iranit, e cila i përgjigjet vetëm udhëheqësit suprem Ayatollah Ali Khamenei, dyshohet se ka kryer sulme me dronë në mbarë Lindjen e Mesme.
Në muajt e fundit, Rusia ka filluar të përdorë dronët iranianë në sulmet e saj në të gjithë Ukrainën, si pjesë e luftës së saj kundër Kievit. Irani ka mohuar lidhjet me përdorimin e dronëve të tij në luftë, megjithëse vendet perëndimore dhe ekspertët i kanë lidhur komponentët e dronëve në Teheran. /REL/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëUkraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus
Zelensky paralajmëron për një "Çernobil të dytë"
Pse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?
Franca dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshjen miliarda euroshe mbi një projekt armësh
Erdogan shtyn vizitën në Shtëpinë e Bardhë
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre