LAJMI I FUNDIT:

Droni Bayraktar shkatërroi në mënyrë spektakolare dy ekuipazhe artilerie të ushtrisë ruse

Droni Bayraktar shkatërroi në mënyrë spektakolare dy ekuipazhe artilerie të ushtrisë ruse

Droni turk Bayraktar, i cili u ble nga Lituania për Ukrainën, ka kryer aksionet e para kundër forcave ruse.

Droni tashmë është përdorur për zbulim dhe së fundmi ka arritur të shkatërrojë dy ekuipazhe artilerie të ushtrisë ruse.

Video u publikua në Twitter nga gazetari lituanez, Andrius Tapinas, i cili ishte mbledhësi i fondeve për blerjen e “Bayraktar TB2” që i dedikohej forcave të armatosura ukrainase.


Vetëm dy vende të BE-së nuk e kanë ndihmuar me armë Ukrainën
Lexo po ashtu Vetëm dy vende të BE-së nuk e kanë ndihmuar me armë Ukrainën

“Vrasja e parë nga lituani Bayraktar Vanagas!!! Konfirmuar nga Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës”, ka shkruar gazetari në Twitter.

Kujtojmë se lituanezët ishin në gjendje të mblidhnin më shumë se pesë milionë euro brenda pak ditësh për të blerë një dron turk, por Baykar vendosi ta dhuronte dronin.

UAV mbërriti në Lituani më 4 korrik, ku u emërua Vaganas. Katër ditë më vonë, Bayraktar TB2 zbarkoi në Ukrainë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Nuk është aq i rëndësishëm sa për të qenë pjesë e takimeve", Trump vazhdon ta godasë Zelenskyn

Botë
Mblidhen krerët e vendeve arabe - njëzëri kundërshtojnë planin e Trumpit për Gazën

Mblidhen krerët e vendeve arabe - njëzëri kundërshtojnë planin e Trumpit për Gazën

Azia
Amerikanët dhe rusët zhvillojnë bisedime 'sekrete' për Ukrainën në Zvicër

Amerikanët dhe rusët zhvillojnë bisedime 'sekrete' për Ukrainën në Zvicër

Botë
Takimi midis Zelenskyt dhe të dërguarit të SHBA-së për luftën - mësohen detaje

Takimi midis Zelenskyt dhe të dërguarit të SHBA-së për luftën - mësohen detaje

Botë
Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Serbia
“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Kalo në kategori