LAJMI I FUNDIT:

Driton Kuka kërkon që të merren masa për coronavirusin

Driton Kuka kërkon që të merren masa për coronavirusin

Trajneri i xhudos, Driton Kuka ka kërkuar nga shteti i Kosovës që të merren masa dhe të mos e nënçmojnë Coronavirusin, i cili tashmë ka përfshirë një pjesë të madhe të botës.

Coronavirusi është përhapur në mënyrë të shpejt dhe të madhe në të gjithë botën, ndërsa gjatë ditës së sotme është shënuar viktima e parë edhe në Shqipëri.

Në botë, shumica e federatave sportive kanë vendosur t’i ndalojnë garat dhe të marrin masa për parandalimin e përhapjes së madhe të këtij virusi.

Rreth kësaj çështje ka reaguar edhe trajneri më i mirë kosovar, Driton Kuka, i cili nëpërmjet një postimi në Facebook ka shkruar se duhet të merren masa për parandalimin e këtij virusi.

FFK njofton anulimin e grumbullimit të Kosovës U19 për miqësoret me Shqipërinë
Lexo po ashtu FFK njofton anulimin e grumbullimit të Kosovës U19 për miqësoret me Shqipërinë

Postimi pa ndërhyrje i Driton Kukës

Corona…

Federata Botërore dhe Evropiane e xhudos kanë suspenduar çdo aktivitet deri në fillim të majit!

Masë kjo e marr për tu mbrojtur nga infeksioni i virusit.

Në kontakt me miq nga mbarë Bota sidomos me sportist e trener nga Italia të gjithë ata për ne kanë një porosi,të mos e nënçmojmë virusin Corona!

Minimumi që do duhej që Kosova në ketë moment ta ndërmarr është që çdo njeri që hyn në Kosovë të vetë karantinohet për dy javë duke ndjekur udhëzimet e duhura si të sjellet gjatë kësaj kohe!

Kosova deri tash për fat të mirë ska ende raste por pse të mos mbesim të tillë edhe më tutje!

Shqipëria u mobilizua pas rasteve të shfaqura,e ne të mobilizohemi para se të ndodhin!

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Doja të shihja vetëm gjëra që lidhen me vdekjen, nuk është për të çmendurit”, historitë e disa yjeve botërore që kanë vuajtur nga depresioni

“Doja të shihja vetëm gjëra që lidhen me vdekjen, nuk është për të çmendurit”, historitë e disa yjeve botërore që kanë vuajtur nga depresioni

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Kalo në kategori