Drita nuk ndalet

Kryendeshja e javës e zhvilluar në Merdar ndërmjet Hysit dhe Besës përfundoi pa fitues, 1:1. Ky epilog konfirmoj krizën e Hysit dhe këndelljen e Besës.
Befasi shkaktoj Liria e cila importoi një pikë nga Mitrovica nga e favorizuara Trepça’89. Drenica me një gol mposhti Prishtinën duke e zhvendosur nga pozita e liderit.
Vëllaznimi me mund shënoj fitore në duel me Gjilanin, 1:0, ndërsa Lepenci në Kaçanik mundi Trepçën me rezultat 2:1.
Në të gjitha rangjet garuese në futboll ndeshjet filluan me një minutë heshtje në nderim të ish-futbollistit të Trepçës’89 Fisnik Muharremi, i cili ndërroi jetë javën e kaluar nga një sëmundje e rëndë.
Rezultatet:
Trepça ‘89 - Liria 2:2
Drenica - Prishtina 1:0
Drita - KEK-u 2:0
Vëllaznimi - Gjilani 1:0
Hysi - Besa 1:1
Lepenci - Trepça 2:1
Në javën e ardhshme me 22 dhe 23 tetor takohen: Trepça - Trepça ‘89, Besa - Lepenci, Gjilani - Hysi, KEK-u - Vëllaznimi, Prishtina - Drita, Liria - Drenica.












































