Drita ka arritur të shënojë fitore pas vazhdimeve kundër skuadrës nga Andorra, Santa Coloma (2-0).

Edhe pse e dominoi lojën nga fillimi deri në fund, nuk arriti të shënojë gjatë kohës së rregullt.

Rastin më të mirë për Dritën e pati Xhevdet Shabani, i cili gjuajti lart mbi portë.

Bukur rrezikoi dy herë edhe sulmuesi i ri Kryeziu, por pa sukses.

Në pjesën e dytë të dy skuadrat luajtën lojë më të kujdesshme, ku rastet e mira munguan para porte.

Pas 90 minutave nuk kishte gola dhe ndeshja shkoi në vazhdime.

Zhvillohej minuta e 99-të kur me një gjuajte të bukur nga 30 metra, Xhevdet Shabani, shënon një super gol për të dërguar Dritën në epërsi.

Festa e golit

Ky gol bëri që skuadra nga Andorra të hapet dhe të lejoj hapësira.

Arbër Shala bukur depërton në zonë, ndërsa lojtarët e Santa Colomas e rrëzuan në zonë, Endrit Krasniqi, i cili ishte pa top dhe gjyqtari vendosi për penallti.

Nga pika e bardhë i saktë doli të jetë Fidan Gërbeshi, që shënoi për 2-0.

Kjo është fitorja e parë e një skuadre nga Kosova në Ligën e Kampionëve.

Drita ka kaluar në finale të raundit paraeliminator, ku pret fituesin e ndeshjes La Fiorita – Lincoln Red Imps. /Telegrafi/