LAJMI I FUNDIT:

Drita akuzon gjyqtarin për humbjen ndaj 89-shit

Drita akuzon gjyqtarin për humbjen ndaj 89-shit

Kryesia e Dritës ka reaguar fuqishëm lidhur me ndeshjen e sotme ndaj Trepçës ’89 të cilën e humbën me shifrat 5:1.

Kjo sfidë i takoi xhiros së 18-të të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll.

Reagimi origjinal i kryesisë së Dritës:


Pas ndeshjes që u zhvillua sot në Mitrovicë, ne si kryesi e klubit Drita mbajtëm një mbledhje urgjente dhe vendosëm të reagojmë patjetër kundër vendimeve të referit Besfort Kosumi, sepse ishin disa vendime tepër qesharake.

Ne si kryesi faleminderojmë klubin nga Mitrovica për mikpritjen që na bëri si para ashtu dhe pas ndeshjes.

Por ai që e prishi imazhin e lojës së sotme ishte referi Besfort Kosumi me vendimet e tija shumë të turpëshme poashtu dhe qesharake të cilat drejtëpërdrejtë ndikuan në rezultat.

Faulli i akorduar afër vijës së 16-qit me plotë bindje e themi që aspak nuk ka egzistuar, dhe nga ky faul u barazua rezultati në fillim të ndeshjes.
Goli i dyt nga vendasit u shënua në pozicion jashtë loje, por prapë referët heshtën.
Penalltia që u akordua për Trepça 89′ jo që nuk egzistoi por ishte edhe shumë qesharake që u ndal.
Kartonat që i jepte për lojtarët e Dritës ishin shumë të panevojshëm, gjë që do ta dëmtojë shumë klubin tonë.
Edhe njëherë duhet ta themi që këto vendime ndikuan direkt në rezultat, e ne si kryesi jemi e bindur që Besforti këto vendime i ka marrë me një prapavi që vetëm ai mund ta dijë sepse Drita nuk i ka as edhe një borgj Besfort Kosumit apo ndonje gjë të tillë që ai ta dënojë kështu klubin e Dritës dhe gjithë mundin e lojtarëve si dhe kryesisë së klubit tonë ta hudhë posht.

Këto gjëra tash më së paku i nevojiten futbollit të Kosovës, pas përpjekjeve të mëdha të FFK si dhe klubeve për tu pranuar në FIFA dhe UEFA.

Shpresojmë që ky reagim i joni të ndikojë për të mirë së pari te vetë referi Besfort Kosumi por gjithashtu edhe te organet përgjegjëse për këto punë, sepse me këtë referim që Besforti bëri sot ka ndikuar për keq te autoriteti i tijë por edhe në mënyrë indirekte te shoqata e referëve të Kosovës.

Dëshirojmë që të mirren masa sa më shpejtë për këto që ndodhën sot në Mitrovicë, ose përndryshe jemi të obliguar për të vepruar që ky refer mos të delogohet në ndeshjet e klubit tonë as si vendas e as si musafir.

Me respekt kryesia e klubit Drita.