LAJMI I FUNDIT:

Dreshaj: Për vendimin e MASHT-it për librat, duhet të kërkohej hetim

Dreshaj: Për vendimin e MASHT-it për librat, duhet të kërkohej hetim

“Një veprim i tillë antiligjor i Qeverisë konkretisht i MASHT-it është një vendim i cili në një shtet normal, me një strukturë normale legjislative do të duhej të merrej në konsideratë dhe të kërkohet hetuesi për arsyet e dështimit të sigurimit të librave”, ka thënë deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj

Në RTV Dukagjini, Dreshaj ka thënë se për këtë vendim do të duhej të kërkohej hetim.


“Një veprim i tillë antiligjor i Qeverisë konkretisht i MASHT-it është një vendim i cili në një shtet normal, me një strukturë normale legjislative do të duhej të merrej në konsideratë dhe të kërkohet hetuesi për arsyet e dështimit të sigurimit të librave. Duhet të gjendet një formë që është e kapshme për popullatën, kemi njerëz që nuk dinë të aplikojnë online, kemi qytetarë që s’kanë gjiro llogari bankare, kemi fëmijë që kanë shkathtësi që janë para kohe pjesë e procesit mësimor, e të atillë që janë në hall me përmbaruesit, ka shumë probleme që në qeverisjet paraprake janë marrë parasysh. Kjo dukuri mund ta stimulojë familjen që nuk mund t’i sigurojë mjetet të ikë jashtë vendit, ose ta ndalojë fëmijën në shtëpi”, ka thënë ai.

Sipas tij, ky ka qenë “hap eksperimental, i pamenduar mirë por uroj që të mos jetë pengesë e zhvillimit të procesit normal mësimor”.

“Arsimi nuk lejon eksperimente”

Teksa ka folur për pasojat, Dreshaj ka theksuar se në arsim nuk lejohen eksperimentet.

“Në arsim duhet të jemi të kujdesshëm për shkak se arsimi nuk lejon eksperimente, një eksperiment i padëshmuar në fakte është aventurë në arsim, kemi pasur të tillë por që na kanë kushtuar shumë pastaj efektet i ka shumë të dëmshme, efektet e tilla mund të jenë ndonjëherë të parimparueshme ose mund të kërkojë kohë për t’u riparuar, nëse bëhet një dëm i tillë atëherë mund të presim me vite, zakonisht mund të presim 4-8 vite që të shihen efektet e dëmit”, shtoi ai.

Vizita e Osmanit në Shqipëri

Sa i përket vizitës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në Shqipëri, Dreshaj ka thënë se politika jonë e jashtme duhet të mendojë mirë e hapur për hapat që i ndërmerr.

“Shqipërisë dhe Kosovës nuk i konvenon të ketë divergjenca në këtë fazë në aspektin e politikave globale edhe lokale dhe rajonale. Të dytë e në veçanti ne që jemi vëllai i vogël duhet t’i lëmë inatet dhe kryeneçësitë dhe t’i bashkojmë forcat pozitive për një të mirë të përgjithshme”.

“Kjo qeverisje na solli në masa sanksionuese, ekonomike, politike, përjashtim nga proceset ushtarake, sanksione nga SHBA-të, prandaj duhet të ndalemi dhe të mendojmë”.

Ndërsa për takimin e 14 shtatorit në Bruksel midis kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandër Vuçiq, deputeti i AAK-së, nuk pret ndonjë marrëveshje finale.

“Shumica e opozitës informohet lidhur me ecurinë e debatit në raport me atë çka plasohet në media. Debati që do të ndodhë në javën që vie uroj të jetë si duhet, produktiv por kushtet politike nuk janë pjekur që të presim ndonjë marrëveshje finale, mendoj që do të jetë një vazhdimësi e marrëveshjes së Ohrit dhe Brukselit ose të Bratisllavës”.

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Ahmeti, Siljanovskës: Ushtarët e UÇK-së kanë luftuar për liri, nuk kanë qenë dezertorë

Ahmeti, Siljanovskës: Ushtarët e UÇK-së kanë luftuar për liri, nuk kanë qenë dezertorë

Politikë
Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Drejtësi
Kalo në kategori