Fati i tre drerëve që ngecën në sipërfaqen e ngrirë të një liqeni në Kanada, mund të mos përfundonte mirë, sikur të mos shiheshin nga një njeri që doli të bënte patinazh në atë zonë.

Në një video që është shpërndarë në Facebook, thuhet se ai kishte vendosur që pushimin në mes të orarit të punës ta kryente në ambientin e jashtëm, ku hasi edhe në këto kafshë, që e kishin të pamundur të lëviznin, transmeton Telegrafi.

Me anë të një litari, ai i lidhi drerët për qafe, për t’i tërhequr nëpër akulli, derisa ai i bindeshin të qetë, pasi shihej se ishin lodhur shumë.

Kur arritën te gurët, drerëve sërish iu nevojit forcë që të kalojnë në anën tjetër, ku vrapuan me shumë shpejtësi.

Veprimi tij është pëlqyer shumë, pas përpjekje për t’i shpëtuar kafshët i dolën me sukses, megjithëse nuk ishin aq të lehta. /Telegrafi/