LAJMI I FUNDIT:

Drenica prezanton Kreshnik Ukën dhe Dardan Rogovën, paralajmëron transferime tjera

Drenica prezanton Kreshnik Ukën dhe Dardan Rogovën, paralajmëron transferime tjera

Dyshja sulmuese, Kreshnik Uka dhe Dardan Rogova janë përforcimet e fundit të klubit të Drenicës.

Drenica e ka nisur vrullshëm afatin kalimtar dimëror duke kryer tashmë pesë përforcime.


Pas transferimeve të Behar Ramadanit nga Vllaznia e Shkodrës, Eglentin Gjonit nga Llapi dhe Donald Rapo nga Laçi, Drenica ka bërë edhe dy ‘goditje’.

Zyrtare: Rapo dhe Gjoni te Drenica
Lexo po ashtu Zyrtare: Rapo dhe Gjoni te Drenica

“Sot në ambientet e klubit tonë, janë prezantuar edhe dy lojtarë tjerë, që kanë përforcuar radhët e klubit”, thuhet fillimisht në njoftimin e klubit drenicas.

“Fjala është për sulmuesin vendas, Kreshnik Uka, i cili ka ardhur në formë huazimi për 6 muaj nga FC Prishtina, me mundësi vazhdimi. Ukën e njohim të gjithë, dhe ai do t’i ndihmojë skuadrës për stinorin pranveror”.

“Uka luan në pozitën e sulmuesit të krahut dhe që nga dita e sotme është ven nën ‘urdhrat’ e trajnerit Bledar Devolli”.

“Ndërkohë, edhe një sulmues tjetër zbarkon në Drenicë. Fjala është për ish-sulmuesin e Besës dhe se fundmi Vëllaznimit, Dardan Rogova. Ky i fundit gjithashtu është sulmues krahu dhe ka filluar menjëherë stërvitjet me grupin”.

“Drejtuesit e klubit shumë shpejt do t’i zyrtarizojnë edhe marrëveshjet me disa futbollistë tjerë të spikatur, që do të përforcojnë skuadrën për pjesën pranverore të kampionatit”, mbyllet njoftimi i Drenicës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon më në fund Akil Gjakova

Reagon më në fund Akil Gjakova

Xhudo
Pesë gola dhe dy kartonë të kuq - PSG eliminon Barcelonën nga Liga e Kampionëve

Pesë gola dhe dy kartonë të kuq - PSG eliminon Barcelonën nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Premier League
Araujo, fytyra tragjike: Barcelona 1-4 PSG, notat e lojtarëve

Araujo, fytyra tragjike: Barcelona 1-4 PSG, notat e lojtarëve

Liga e Kampionëve
Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Bundesliga
Dortmundi eliminon me stil Atletico Madridin për të kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

Dortmundi eliminon me stil Atletico Madridin për të kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori