LAJMI I FUNDIT:

Drenica pret Feronikelin në një përballje për mbijetesë në Superligën e Kosovës

Drenica pret Feronikelin në një përballje për mbijetesë në Superligën e Kosovës

Superliga e Kosovës në futboll starton këtë të shtunë (sot) me javën e 30-të të saj.

Do të jetë një ditë shumë interesante, ku në program janë dy ndeshje për tu zhvilluar, ndeshje që mund të quhen vendimtare edhe për skuadrat që zbresin në fushë.

Në stadiumin ‘Bajram Aliu’ në Skenderaj na pret derbi rajonal mes Drenicës dhe Feronikelit, një derbi që pritet të jetë i zjarrtë për faktin se dy skuadrat janë të rrezikuara nga rënia.


Përballjet ndërmjet këtyre dy skuadrave gjithmonë kanë ditur të jenë të zjarrta, ndërkohë që i tillë pritet të jetë edhe ai i së shtunës, pasi që vetëm një pikë i ndanë nga pozita e barazhit.

Këto dy skuadra janë përballur tri herë këtë edicion, ku bilanc më të mirë kanë kuqezinjtë nga Skenderaj.

‘Shqiponjat e Zeza’ kanë fituar dy duele (1-0 dhe 1-3), derisa sfida tjetër në Drenas përfundoi në barazim 2-2.

Interesant pritet të jetë edhe ndeshjen tjetër të ditës së sotme mes Arbërisë dhe Besës së Pejës.

Një përballje ekzistence do të jetë edhe ajo ndërmjet Arbërisë dhe Besës, megjithëse pejanët tashmë edhe zyrtarisht janë larguar nga Superliga.

‘Stuhia e Kuqe’ nga Dobraja do të bëj përpjekjen e fundit për të dalë nga zona e rrezikshme që i rikthen andej nga kanë ardhur dhe për të arritur këtë objektiv duhet ta fitojnë finalen e parë duke nisur nga Besa.

Të dyja sfidat e ditës së sotme zhvillohen me fillim nga ora 15:00. /Telegrafi/

Superliga e Kosovës në futboll 

E shtune:

15:00 Drenica – Feronikeli

15:00 Arbëria – Besa

Në trend Sport

Më shumë
Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Avokati thotë se Maradona

Avokati thotë se Maradona "u vra" në "një plan çnjerëzor që ishte efektiv"

Ndërkombëtare
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

Liga e Kampionëve
Van Dijk te PSG? Imazhet në Anfield me Al Khelaifi dhe Luis Campos ndezin thashethemet

Van Dijk te PSG? Imazhet në Anfield me Al Khelaifi dhe Luis Campos ndezin thashethemet

Ndërkombëtare
Salah shpërtheu në lot pas eliminimit të Liverpoolit nga Liga e Kampionëve

Salah shpërtheu në lot pas eliminimit të Liverpoolit nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori