LAJMI I FUNDIT:

Ndahen 4.5 milion euro për ndërtimin dhe zgjerimin e sheshit në Drenas

Ndahen 4.5 milion euro për ndërtimin dhe zgjerimin e sheshit në Drenas

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka nënshkruar marrëveshjen me ministrin e MAPL-së, Elbert Krasniqi dhe menaxherin e projektit DEMOS, Ertan Munoglu, për mbështetje financiare të projektit “Ndërtimi dhe Zgjerimi i Sheshit Fehmi dhe Xhevë Lladrovci” në Drenas.

Sipas njoftimit të komunës, mjetet janë ndarë nga skema e Grantit për Performancë Komunale.


“Ky projekt do të bashkëfinancohet nga Ministria e Administrimti të Pushtetit Lokal, projektit DEMOS dhe Komunës së Drenasit, dhe vlera totale për realizimin e këtij projekti është 4,492,660.60 euro. MAPL do të ndajë shumën prej 616,388.80, DEMOS shumën prej 1,118,387.08 dhe Komuna e Drenasit vlerën prej 2,457,884.72”, thuhet në komunikatën për media.

Tutje, bëhet e ditur se këto mjete për realizimin e këtij projekti nuk do të shpenzohen nga buxhet i përgjithshëm komunal, por janë mjete të fituara nga Granti i Performancës Komunale, ku Komuna e Drenasit në nivel vendi, ka fituar vendin e parë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori