Drekë tërësisht e pazakonshme: Kungllesha dhe mish, kombinim i mrekullueshëm!
Musaka nga kungulleshat është specialitet të cilit nuk mund t’i rezistoni
Nëse recetës standarde i shtoni edhe pak përbërës të tjerë do të keni racion të shkëlqyeshëm, transmeton Telegrafi.
Përbërësit:
▪ 2 kungullesha të madhësisë mesatare të prera për së gjati në feta të holla,
▪ 100 g oriz,
▪ 200 g kaçkavall të grirë në rende,
▪ 3 vezë,
▪ 300 g mish të bluar,
▪ 1 qepë,
▪ Pak vaj,
▪ Kripë,
▪ Piper.
Përgatitja:
Kungulleshat pritni në feta të holla për së gjati dhe fërgoni në tigan në të dyja anët. Për pjekje të kësaj musakaje të pazakonshme përdorni kallëpin për tortë dhe ëmbëlsira në mesin e të cilit vendosni tepsinë e vogël rezistuese ndaj zjarrit për salcë. Në fund dhe sipër tepsisë rendisni kungulleshat.
Pastaj, përgatitni fillin nga orizi i zier, kaçkavalli i grirë në rende dhe vezët. Gjysmën e fillit qiteni sipër kungulleshave dhe shtoni mishin e marinuar me qepë dhe sipër sërish orizin dhe kaçkavallin.
Kungulleshat mbështillni sipër fillit dhe piqni 20 minuta në 180 gradë Celsius.
Rrotullojeni kallëpin e pjekjes në pjatë, në mënyrë që në mes të tepsisë të mund të qitni salcën sipas dëshirës që do ta përfshini në racion dreke.
Udhëzimet e hollësishme mund t’i mësoni nga videoja në vijim:
Ju bëftë mirë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron
Bayern Munich e ka gjetur trajnerin e ri, Flick rikthehet dhe për ndihmës do ta ketë legjendën gjermane
“Podcasti me Afronën është keqkuptuar, ndjenjat e mia i përkasin ‘bebes’” – Befason Blero me reagimin
Largimi i Kylian Mbappe liron 225 milionë euro për PSG-në, një 'pjesë e konsiderueshme' do të investohet te ylli i Serie A
Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë