LAJMI I FUNDIT:

Drejtuesit e partive politike, Borrellit: Jemi të zhgënjyer me BE-në, liberalizimi të ndodh sa më shpejtë

Drejtuesit e partive politike, Borrellit: Jemi të zhgënjyer me BE-në, liberalizimi të ndodh sa më shpejtë

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell pas takimit me presidentin Hashim Thaçi, ka takuar edhe drejtuesit e partive parlamentare në Kosovë.

Në këtë takim u fol për çështjen e liberalizimit të vizave dhe dialogun me Serbinë.

Kryetari i Nismas Socialdemokrate, Fatmir Limaj pas takimit me Borrell, tha se në këtë takim ata i shprehen qëndrimet e tyre, duke thënë se ia bënë me dije shefit të diplomacisë evropiane se janë të zhgënjyer me Bashkimin Evropian për mos liberalizimin e vizave.

“Ne shfrytëzuam rastin që ti përmendim qëndrimet tona. E thamë që për neve me e rëndësishme është që BE-ja nga fjalët të kalojë në vepra. Kosova ka nevojë që BE-ja ta mbajë fjalën e saj të zotuar, e veprimi urgjent që duhet të ndodh është liberalizimi i vizave.

Jemi të frustruar dhe të zhgënjyer me sjelljen e vendeve të BE-së në raport me Kosovën për çështjen e liberalizimit të vizave, ne presim që BE-ja ta bëjë shumë shpejt hapin konkret drejt liberalizimit të vizave”, tha Limaj, raporton Telegrafi.

Limaj tha se çështje tjetër e cila u diskutua në këtë takim ishte edhe dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë.

Limaj shtoi se Kosova është e gatshme të ulet dhe të diskutojë, duke pasur parasysh se duhet të ndodhë njohja e ndërsjellët.

Në anën tjetër, anëtari i Kryesisë së AAK-së, Besnik Tahiri tha se në këtë takim treguan zotimin për përmbushjen e obligimeve që dalin nga marrëveshja e MSA-së.

“Ishim në takim ku i bëmë publike qëndrimet tona si AAK. Treguam zotimin tonë që të përmbushim të gjitha obligimet që dalin nga MSA, kërkuam përkushtimin e BE-së që sa më shpejtë të vendoset në agjendën e këshillit çështja e vizave për qytetarët e Kosovës”, tha Tahiri.

Ai shtoi se sa i përket dialogut, si AAK e përshëndetëm angazhimin e kancerales Angela Merkel, presidentit Emmanuel Macron dhe së fundi edhe të ambasadorit Richard Grenell, duke kërkuar që angazhimi i Berlinit në dialog të jetë shumë aktiv.

“E thamë që tepër e rëndësishme është që të kemi një qëndrim të saktë në këtë temë, dhe që njohja reciproke është zgjidhja e vetme”, tha Tahiri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori