LAJMI I FUNDIT:

Drejtuesit e Barcelonës ende pendohen që Bartomeu refuzoi transferimin e Salah dhe Mbappe

Drejtuesit e Barcelonës ende pendohen që Bartomeu refuzoi transferimin e Salah dhe Mbappe

Mediat lokale kanë zbuluar se ish-presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu hodhi poshtë mundësinë për të nënshkruar me yllin e Liverpoolit, Mohamed Salah dhe yllin e Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe.

Barcelona ka dështuar viteve të fundit në transferimin e lojtarëve, sidomos në kohën para dhe pas largimit të Neymarit drejt PSG-së.

Disa nga emrat më të mëdhenj që Barcelona ka dështuar t’i transferojë janë edhe Salah dhe Mbappe.


Plani i madh i Joan Laportës, Barcelona tenton transferimin e tre top lojtarëve në vitin 2022
Lexo po ashtu Plani i madh i Joan Laportës, Barcelona tenton transferimin e tre top lojtarëve në vitin 2022

Sipas mediumit katalunas El Nacional, ish-drejtori sportiv i Romës, Monchi, i cili aktualisht është në Sevilla, i ofroi Barcelonës 29-vjeçar Salah, por u refuzua nga Bartomeu.

Raporti i këtij mediumi sugjeron gjithashtu se Mbappe ishte një tjetër lojtar që klubi e refuzoi atë verë para se të bashkohej me PSG-në nga Monaco vitin e ardhshëm.

Më vonë në afatin e transferimeve të vitit 2017, Barcelona e shiti Neymar tek PSG për një tarifë rekord botëror dhe zgjodhi të ri-investojë ato para në Ousmane Dembele nga Borussia Dortmund.

Ky është një vendim që Barcelona thuhet se është “e turpëruar” për shkak të formës së qëndrueshme të dy lojtarëve gjatë viteve të fundit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Real Madridit u hoq nga skuadra e Spanjës për shkak të incidentit me Gavin

Ylli i Real Madridit u hoq nga skuadra e Spanjës për shkak të incidentit me Gavin

Përfaqësueset
Interi synon transferimin e yllit të Manchester Unitedit

Interi synon transferimin e yllit të Manchester Unitedit

Serie A
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Real Madridi me dy mungesa të mëdha ndaj Sociedadit

Real Madridi me dy mungesa të mëdha ndaj Sociedadit

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Kalo në kategori