LAJMI I FUNDIT:

Drejtoria e Policisë në Mitrovicën e Jugut, për tri vjet radhazi me besueshmërinë më të lartë te qytetarët

Drejtoria e Policisë në Mitrovicën e Jugut, për tri vjet radhazi me besueshmërinë më të lartë te qytetarët

Ditë më parë nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), është publikuar barometri kosovar i institucioneve të sigurisë për vitin 2020, ku sipas këtij publikimi, bazuar në pasqyrimet rajonale, rezulton se besueshmëria e qytetarëve për Policinë e Rajonit të Mitrovicës ‘Jugu’, vazhdon të jetë më e larta.

Sipas këtij barometri, anketimet e qytetarëve edhe këtë vit kanë nxjerrë Policinë Rajonale të Mitrovicë ‘Jug’, si rajonin që prin me besueshmërinë më të lartë nga të gjitha rajonet tjera. Kjo besueshmëri e qytetarëve është vazhdimësi e dëshmuar edhe në dy vitet paraprake 2018-2019, si rajoni më i besuar.


Një perceptim i tillë nga ana e qytetarëve, vije si rezultat i një fryme aktive policore, me qasje standarde me bazë në komunitet, e demonstruar me veprime konkrete në angazhim dhe integritet të lartë, etik e profesional të Policisë.

Kështu thuhet në komunikatën për medie të Policisë së Kosovës.

“Indikatorët e kësaj besueshmërie shfaqin principet bazë e reale të një përkushtimi të vazhdueshëm të të gjithë zyrtarëve policorë në të gjitha nivelet strukturore mbi kompetencat e një Drejtorie Rajonale të Policisë sikur rajoni i Mitrovicës Jugu. Duke vlerësuar barometrin e QKSS-së si një kontribut i rëndësishëm i pasqyrimit real të perceptimit qytetar ndaj institucionit të sigurisë, Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë ‘Jugu’, u është mirënjohës dhe falënderues të gjithë qytetarëve për besim e shprehur, ky perceptim do të jetë motiv shtesë dhe zotim për të vazhduar tutje drejt përmbushjes së synimeve të përbashkëta në ofrim të sigurisë”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron

Lajme
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Komunat
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Kalo në kategori