LAJMI I FUNDIT:

Drejtori i shkollës jep detaje për sulmin seksual ndaj nxënëses: Na erdhën dy video, u shokuam

Drejtori i shkollës jep detaje për sulmin seksual ndaj nxënëses: Na erdhën dy video, u shokuam

Një rast i rëndë ka ndodhur në shkollën fillore “Lidhja e Prizrenit” në Deçan javën e kaluar, derisa publikimi i këtij skandali u bë të hënën.

Arsimtari i Edukatës Fizike dyshohet se ka sulmuar seksualisht një nxënëse të klasës së shtatë të kësaj shkolle.


I dyshuari tashmë është arrestuar dhe rasti është në procedim e sipër.

Drejtori i shkollës, Qazim Maloku ka dhënë detaje në lidhje me rastin e rëndë.

Ai në një prononcim për TV Dukagjinin për rastin kanë mësuar derisa kanë qenë për pushime në Shqipëri.

“Rasti ka ndodhur javën e kaluar, por unë kam mësuar të dielën derisa ishim për pushime në Shëngjin me një pjesë të stafit. Pasi jemi futur në hotel më ka ardhur një video nga një qytetare, pasi e njëjta kishte qarkulluar mes nxënësve”.

Suspendohet për gjashtë muaj arsimtari nga Deçani që dyshohet se puthi nxënësen
Lexo po ashtu Suspendohet për gjashtë muaj arsimtari nga Deçani që dyshohet se puthi nxënësen

“Qytetarja ishte e shqetësuar por kishte besim te unë se do të veproja në mënyrën e duhur. Isha i shokuar nga ajo që e pamë dhe mezi pritëm të del mëngjesi”.

Maloku thotë se i gjithë ai ekskursion që kishte qëllim argëtimin, u kthye në një situatë në pakëndshme për gjithë stafin e shkollës.

“Në mëngjes më erdhi videoja e dytë që po qarkullonte te nxënësit dhe qytetarët tjerë. Unë kam kërkuar sqarim nga profesori në fjalë i cili shihej qartë se ishte mjaft i shqetësuar”.

Drejtori thotë se duke parë rrezikun nga kjo situatë ka kontaktuar zyrtarët policor për të konfirmuar vërtetësinë e videos.

“Në momentin që personi i dyshuar bashkë me ne ka arritur në shtëpi, është arrestuar nga policia”.

Duke folur për gjendjen e të miturës, ai ka thënë se fëmija ka nevojë për rehabilitim.

“Fëmija është me të gjitha pesëshe dhe një nxënëse e shkëlqyer. Nesër e ka ditëlindjen dhe shpresojmë se do ta festojmë së bashku në shkollë. Kam kërkuar nga nxënësit ta mbështesin atë dhe mos ta bullizojnë”, shprehet tutje drejtori.

Ai megjithatë thotë se edhe arsimtari i dyshuar për rastin në fjalë deri në këtë rast ka qenë i mirë në sjellje.

“Ankesa nuk ka pasur deri më tani. Ka qenë ndër profesorët më të mirë, megjithatë rasti ka qenë i rëndë për në dhe mësimdhënësit”, ka deklaruar drejtori i shkollës fillore “Lidhja e Prizrenit” në Deçan./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Lajme
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Lajme
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Kalo në kategori