LAJMI I FUNDIT:

Drejtori i policisë: Jemi duke i hetuar ngjarjet në veri

Drejtori i policisë: Jemi duke i hetuar ngjarjet në veri

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti ka thënë se janë në procedurë të hetimeve sa i përket ngjarjes së fundit në veri të vendit.

“Janë hapur raste penale, jemi në procedurë të hetimit, është vetëm një ditë prej kur janë tërheq, është ende herët të flitet sa njerëz janë duke u hetuar, kur i kemi informacionet e sakta do të dalim në publik”, ka thënë ai.


Drejtori i policisë ka folur në një konferencë për media ku ka paraqitur projektin me pajisjet e reja “Parulla Inteligjente”.

Policia e Kosovës do të fillojë implementimin e projektit të patrullave inteligjente, pajisje këto të cilat në mënyrë elektronike do të bëjnë identifikimin e shpejtësisë, kundërvajtjeve në trafik, mjeteve të paregjistruara, mjeteve të vjedhura dhe do të mundësojë identifikimin e personave dhe mjeteve në kërkim.

Sipas policisë, këto pajisje do të mundësojnë shqiptimin e gjobave në mënyrë dixhitale.

Mehmeti ka thënë se automjete me këto pajisje do të ketë në të gjithë vendit, përfshirë autostradat dhe zonat urbane.

“Qytetari i Kosovës ta kuptojë që nga sot në komunikacion do të jetë automjete dhe mjete teknike qe e ndryshojnë qasjen e policisë ndaj kundërvajtësve. Kundërvajtjet janë identifikuar përmes ndalimit deri tash. Në ditët në vijim identifikimi do të bëhet nga pajisjet teknike, sensorët, radarët, kamerat e instaluara në automjet e bëjnë identifikimin. Ndalime do të bëjmë deri kur databazat të konektohen me automjete ndërsa pastaj nuk do të ketë ndalime, gjoba do të bëhet në mënyrë elektronike”, ka thënë Mehmeti. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori