LAJMI I FUNDIT:

Drejtori i Interit, Ausilio: Kemi bërë ofertë për Eriksenin, marrëveshja është arritur për Mosesin – Giroud duhet të pres

Drejtori i Interit, Ausilio: Kemi bërë ofertë për Eriksenin, marrëveshja është arritur për Mosesin – Giroud duhet të pres

Piero Ausilio ka konfirmuar se ata kanë bërë ofertë për Christian Eriksenin, derisa marrëveshje kanë arritur me Victor Mosesin.

Drejtori sportiv i Interit ka zbuluar se ata janë shumë afër transferimit të dy lojtarëve, por që nuk dëshiron të nxitojë me deklaratat e tij.

“Ne kemi bërë një ofertë formale për Eriksenin dhe jemi duke pritur tani përgjigjen e Tottenham Hotspurit. Ai është një top lojtar dhe shumë skuadra e duan atë, ne do të ulemi dhe të presim”, ka thënë ai.


“Është e vështirë, por do të tentojmë të bëjmë gjithçka”.

28-vjeçari i skadon kontrata në qershor të këtij vitit, derisa agjenti i lojtarit ka mbajtur bisedime me drejtorin gjeneral të Interit, Beppe Marotta.

Ata janë pajtuar me kushtet personale, me një kontratë që besohet të jetë në vlerë e dhjetë milionë eurove.

Spurs duan 20 milionë euro nga shitja e tij, por që raportohet se marrëveshja mund të mbyllet në shumën e 15 milionë euro, plus tre milionë bonuse.

Ausilio konfirmoi më pas se kanë biseduar me Chelsean për transferimin e Mosesit në formë huazimi për ta blerë më pas në shumën e dhjetë milionë eurove, derisa lojtari është në huazim te Fenerbahce.

“Ne kemi arritur një marrëveshje bazë me Chelsean për Victor Mosesin. Jemi duke e zhvilluar situatën dhe mund të jetë një mundësi, por është më mirë të presim para se t’i themi gjërat”.

Raportohet se Interi ka arritur marrëveshje me Mosesin
Lexo po ashtu Raportohet se Interi ka arritur marrëveshje me Mosesin

“Olivier Giroud është një mundësi, por që fillimisht ne duhet të largojmë një nga sulmuesit tani. Politano është një aset i yni, por nëse gjejmë një lëvizje që e bën atë të lumtur, do të ndodhë”, ka shtuar më tej ai.

Duket se Interi do të mbyllë në këtë javë transferimin e Mosesit, mirëpo duhet të pres marrëveshjen me Eriksenin e Giroudin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori