LAJMI I FUNDIT:

Drejtori i Doganës: Zyrtarët shtetëror serbë po e ndihmojnë kontrabandën në drejtim të Kosovës (Video)

Drejtori i Doganës: Zyrtarët shtetëror serbë po e ndihmojnë kontrabandën në drejtim të Kosovës (Video)

Drejtori i Doganës së Kosovës, Bahri Berisha, në një intervistë për emisionin “EKONOMI” në Telegrafi.com, ka thënë se zyrtarët shtetëror serb, po e ndihmojnë kontrabandën në drejtim të Kosovës.

Berisha ka treguar se pas vendosje së taksës 100 për qind janë marr masat mbrojtëse ndaj Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës.


“Deklarimet e tyre në një mënyrë e argumentojnë se zyrtarët shtetëror serb e ndihmojnë kontrabandën të behët në drejtim të Kosovës dhe vendeve tjera. Kjo është dëshmi shtesë se zyrtaret e tyre, qoftë të policisë kufitare dhe të patrullave që duhet t’i parandalojnë aktivitetet ilegale e kanë lehtësuar dhe e ndihmojnë vazhdimisht kontrabandën”, ka treguar drejtoi i Doganës, Bahri Berisha.

Ai ka thënë se nuk ka rritje të kontrabandës, pas vendosjes së taksës 100 për qind.

Berisha: Tre muaj pas vendosjes së taksës, 120 milionë euro më pak importe nga Serbia e Bosnja (Video)
Lexo po ashtu Berisha: Tre muaj pas vendosjes së taksës, 120 milionë euro më pak importe nga Serbia e Bosnja (Video)

“Fillimisht duhet të themi se kur janë marr masat mbrojtëse ndaj këtyre dy vendeve, atëherë në tregun e Kosovës ka pasur stoqe të mallrave dhe mund të themi se ka pasur disa dhjetëra milionë euro. Ato mallra mund të jenë prezentë, të cilat varet sesa i kërkon konsumatori dhe e dyta për sa i përket çështjes së kontrabandës mund të themi se për sa i përket të dhënave tona apo edhe nëpërmjet rrugëve operative tregohet se nuk ka ndonjë rritje enorme të kontrabandës. Edhe në të kaluarën kemi pasur kontrabandë në pjesën e veriut. Ka disa mallra që shfrytëzojnë rrugët malore, janë sasi të vogla, zakonisht janë mallra që furnizohen dyqanet e vogla, në pjesën veriore kryesisht”, ka thënë ai.

Qytetarët flasin për Telegrafin: Taksa ndaj mallrave serbe nuk duhet të largohet (Video)
Lexo po ashtu Qytetarët flasin për Telegrafin: Taksa ndaj mallrave serbe nuk duhet të largohet (Video)

Drejtori i Doganës së Kosovës, Bahri Berisha ka sqaruar se grupet kriminale i shfrytëzojnë të gjitha rrugët për kontrabandë.

“Nuk dua të bëjë deklarime politike. Shifrat flasin se nuk është ajo mundësi të cilat importojnë mallra në tregun e Kosovës. Kemi kontrabandë edhe me pjesë të tjera të Kosovës dhe të gjitha grupet kriminale i shfrytëzojnë të gjitha rrugët. Vetëm në muajin janar kemi pasur rreth 70 zbulime të kontrabandës, ku diku 68 kanë qenë edhe në vitin e kaluar. Kemi pasur 5-6 raste me mauna të cilat kanë qenë kryesisht pije të cilat kanë tentuar të kontrabandohen”, ka thënë Berisha. /Telegrafi/