LAJMI I FUNDIT:

Drejtori i departamentit të dizajnit në Volkswagen, zbulon datën e prodhimit të versionit elektrik të Golf GTI

Drejtori i departamentit të dizajnit në Volkswagen, zbulon datën e prodhimit të versionit elektrik të Golf GTI

Shefi i dizajnit në kompaninë Volkswagen, Andreas Mint, ka bërë një paralajmërim interesant në Instagram.

Mint publikoi dy skica krahas njëra-tjetrës: në të parën shihet skica e Golf GTI origjinal nga gjenerata e parë, derisa në tjetrën shihet koncepti i ri i GTI-së, transmeton Telegrafi.


Ndryshe GTI përdoret nga viti 1975 – pra nga gjenerata e parë e Golfit, e me këtë publikim Mint dëshironte të paralajmëronte GTI-në e re elektrike.

“GTI-ja e parë nga Golf u shfaq në Frankfurt në vitin 1975, e deri më sot janë shitur mbi 2.8 milionë njësi. Në vitin 2026, do të kemi një version elektrik të këtij modeli legjendar”, ka shkruar ai.

Nuk dihet nëse GTI-ja elektrike do të bazohet në Golfin apo në modelin ID.2 siç është folur. /Telegrafi/