Drejtori i Arsimit në Pejë, Naser Gega, ka bërë një vlerësim të kujdesshëm për vendimin e fundit të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHT) në lidhje me blerjen e librave shkollorë.
Megjithëse ky vendim nuk është në diskrecionin e tij për ta mbështetur apo kundërshtuar, ai për Telegrafin ka theksuar se mbetet për t’u zbatuar, me të gjitha sfidat dhe vështirësitë që e shoqërojnë.
“Është vendim i Ministrisë së Arsimit, nuk është vendim që më mbetet mua me përkrahë apo jo, por më mbetet vetëm për ta zbatuar dhe ka me pas sfida dhe vështirësitë e veta”, tha Gega.
Ai sqaroi se, sikurse vitin e kaluar, edhe këtë vit është e domosdoshme që në secilën shkollë të caktohet një person, qoftë mësimdhënës apo dikush tjetër me njohuri të mjaftueshme, për të ndihmuar prindërit në procesin e aplikimit në sistemin e-Kosova.
“Jo të gjithë kanë për të pasur njohuri dhe aftësi për të aplikuar, ka për të pasur vështirësi”, shtoi ai për Telegrafin.
Një nga shqetësimet kryesore të Gegës për këtë vit mbetet krijimi i radhëve të gjata në librari për sigurimin e teksteve shkollore.
Sipas tij, ky problem mund të tejkalohet, por nuk do të jetë pa kosto.
“Shqetësimin më të madh e kam tash të radhët e mëdha që do të krijohen në librari për tekste shkollore, edhe besoj e kalojmë, mirëpo ka me pas koston e vet edhe kjo”, vuri në dukje Gega.
Sa i përket procesit të aplikimit për mjetet financiare, Gega theksoi se gjatë vitit të kaluar nuk kanë hasur në ndonjë problem të madh.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjesti flet për lidhjen me Xhenetën: Kam qenë shumë i lënduar, u kry çdo send
Kosova mbulohet nga bora, meteorologu Rugova: Temperaturat në zonat malore pritet të ulen deri në -12°C
Luka Modric befason të gjithë me deklaratën e tij pas humbjes turpëruese ndaj Barcelonës
Real Madridi dridhet nga ajo që po vjen: Epoka e Lamine Yamal
Ai e futi në shtëpi e i dha një punë, shoku e ekzekutoi! Detajet nga vrasja e sipërmarrësit shqiptar në Itali
Ronaldo ka vendosur se ku do të vazhdojë karrierën, do të fitojë mbi gjysmë milioni euro në ditë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti flet për lidhjen me Xhenetën: Kam qenë shumë i lënduar, u kry çdo send
A lejohet që një grua të shkojë në klub nate? Ndizet debati në BBVK 3
Dafina Zeqiri, Fifi e Vesa Luma i dalin në përkrahje Gjestit pas bullizmit që po i bëhet në Big Brother
U dyshua për vjedhje, gruaja paraqitet vetë në polici
Real Madridi e ka zgjedhur trajnerin që do ta zëvendësojë Ancelottin nëse shkarkohet
Ronaldo ka vendosur se ku do të vazhdojë karrierën, do të fitojë mbi gjysmë milioni euro në ditë