LAJMI I FUNDIT:

Drejtoresha e Spitalit të Mitrovicës thotë se gjendja e serbit të plagosur në veri është stabile

Drejtoresha e Spitalit të Mitrovicës thotë se gjendja e serbit të plagosur në veri është stabile

Drejtoresha e Spitalit të Mitrovicës, Luljeta Zhubi ka dhënë detaje rreth gjendjes së  personit të plagosur, pjesë e grupi të armatosur në Banjskë të Zveçanit.

Zhubi ka thënë se personi ka ardhur më lëndime nga arma e zjarrit në këmbë, derisa ka theksuar se gjendja e personit ka qenë stabile.


“Personi ka ardh me lëndime nga arma e zjarrit dhe thyerje. Pas ekzaminimeve tona është udhëzuar për në QKUK. Ai ka ardhur këtu dhe është nisur për në QKUK me parametra stabil. Ne kemi ekipet tona por kemi edhe përforcime që nga mëngjesi. Të gjitha spitalet rajonale, Vushtrri e Prishtinë janë në gatishmëri.  Personi i parë që ka ardh nga komuniteti serb, pas plagë hyrëse dhe dalëse në pjesën e këmbës nga arma e zjarrit si dhe një thyerje në ekstremitetin e poshtëm. Ai ka qenë i vitit të lindjes 1975”, u shpreh Zhubi.

Ajo ka bërë të ditur se në orët e mbrëmjes ndihmë mjekësore ka kërkuar edhe një pjesëtar i Policisë së Kosovës.

“Tash, ka ardh edhe një polic i joni, i cili ka lëndime në dy ekstremitetet e poshtme, për shkak se ka pësuar rënie gjatë kryerjes së detyrës” – njoftoi ajo.

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës u vra, një u plagos dhe një tjetër u lëndua, pas një sulmi nga persona të armatosur në Banjskë të Zveçanit, rreth orës 3 të mëngjesit të së dielës.

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori