LAJMI I FUNDIT:

Drecun: Janë kohë të vështira për Serbinë

Drecun: Janë kohë të vështira për Serbinë

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën, Milovan Drecun, për “Novosti”, përcjell Telegrafi, ka thënë se propozimet e përcaktuara në “dokumentin amerikan” për Serbinë nuk ofrojnë asgjë të re dhe nuk premtojnë asgjë konkrete.

Ai paralajmëron për rrezikun për Serbinë dhe sipas tij, pas kësaj fshihet përpjekja që të ajo të përcaktohet për njërën palë në luftën gjeopolitike ndërmjet SHBA-së e Rusisë.


“Janë kohë të vështira për Serbinë. Ne kemi rrugën tonë drejtë Bashkimit Evropian, por kjo nuk do të thotë që ne do të heqim dorë nga Kosova. Më duket se tani Uashingtoni po na kërkon që të pajtohemi që Prishtina të hyjë në OKB-në dhe kështu të heqim dorë nga Kosova dhe si kompensim të mos ofrojë asgjë. Gjithashtu, oferta me kompetenca të zgjeruara ekzekutive të Asociacionit të Komunave Serbe nuk është gjë e re, sepse ajo është paraparë me marrëveshjen që është nënshkruar para pesë vjetësh e Prishtina po e bllokon zbatimin e saj. Një qasje më e sinqertë e Amerikës do të ishte që ta shtynte Prishtinën të ulët dhe të fillojë formimin e Asociacionit”, ka thënë Dracun.

E për analistin serb, Dragomir Andjelkoviq, propozimi amerikan është i papranueshëm që Serbia të heq dorë nga Kosova.

Oferta amerikane, thotë Dragan Gjukanoviq, profesor i Shkencave Politike, bazohet në atë që SHBA ka mbrojtur për më shumë se një dekadë.

“Oferta duhet të merret seriozisht dhe të shohë se si Serbia, veçanërisht për serbët në Kosovë, do të marrin maksimumin”, thotë Gjukanoviq. /Telegrafi/