LAJMI I FUNDIT:

Dramë në Shkup, të gjithë për të shpëtuar një grua nga vetëvrasja

Dramë në Shkup, të gjithë për të shpëtuar një grua nga vetëvrasja

Në stacionin policor në Shkup dje është paraqitur një grua për të kërkuar ndihmë për fqinjen e saj e cila i është kërcënuar asaj se do të kryej vetëvrasje.

Pas thirrjes së fqinjes në banesën e 54 vjeçares F.P janë paraqitur policia dhe zjarrfikësit, duke menduar se ajo do të hidhet nga ballkoni.


Kur policia e ka kuptuar se ajo ka pirë acid atëherë është thirrë edhe Ndihma e shpejtë për të parandaluar vdekjen e shkupianes, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Policia ka arritur që asaj nga duar t’ia marr shishen me pjesën e mbetur të acidit.

Gruaja që kishte tentuar vetëvrasjen tani është e shtrirë në Qendrën e klinikave ”Nënë Tereza” ku ajo po merr trajtimin adekuat.

Policia ka pyetur fqinjët për arsyet e tentimit të vetëvrasjes. /Telegrafi/