LAJMI I FUNDIT:

Dramë në një anije norvegjeze pasi më shumë se 2,000 turistë “janë futur në karantinë” – për shkak të sëmundjes misterioze

Dramë në një anije norvegjeze pasi më shumë se 2,000 turistë “janë futur në karantinë” – për shkak të sëmundjes misterioze

Një anije norvegjeze është bllokuar në brigjet e Mauritius.

Kjo për faktin se disa pasagjerë në një udhëtim në Afrikën e Jugut u karantinuan pasi përjetuan një sëmundje “misterioze” stomaku.


Kështu, autoritetet lokale vendosën të parandalojnë zbarkimin e çdo pasagjeri tjetër në anijen masive derisa të kthehen rezultatet e testit, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Siç bëhet e ditur më tej, “një numër i vogël” në bordin e anijes filluan të përjetojnë simptoma të buta të një sëmundjeje të lidhur me stomakun në fillim të kësaj jave.

“Norvegian Dawn” ishte planifikuar të mbërrinte në Port Louis më 25 shkurt.

Ministria e Shëndetësisë e Mauritius mori mostra nga rreth 15 pasagjerë në bordin e saj – që ishte në një lundrim 12-ditor nga Cape Town në Port Louis – për shkak të rrezikut të vazhdueshëm shëndetësor dhe i izoloi në bordin e varkës, sipas autoritetit.

Andaj, derisa të përfundojë testimi, Mauritius nuk do të lejonte askënd të largohej ose të hipte në anije për lundrimin e radhës deri të martën.

Është e paqartë saktësisht se sa pasagjerë ose anëtarë të ekuipazhit janë të sëmurë. Zyrtarët thanë vetëm se ata testuan 15 individë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori