LAJMI I FUNDIT:

Dr. Haki Jashari: Si pasojë e ndotjeve mjedisore në Obiliq, në vitin e kaluar, nga 140 mijë vizita, 10 mijë fëmijë kanë kërkuar ndihmën mjekësore

Dr. Haki Jashari: Si pasojë e ndotjeve mjedisore në Obiliq, në vitin e kaluar, nga 140 mijë vizita, 10 mijë fëmijë kanë kërkuar ndihmën mjekësore

Mbi 50 përqind e sëmundjeve janë si pasojë e sëmundjeve respiratore, sidomos në vjeshtë, pranverën e hershme dhe gjatë dimrit

Nga: Behare Bajraktari


Si pasojë e ndotjes së ajrit që mbizotëron, Komuna e Obiliqit e zë vendin e parë në Evropë e sidomos në rajon, thotë drejtori i QMF-së në Obiliq, Dr. Haki Jashari.

– Në bazë të vlerësimeve të autoriteteve kredibile ndërkombëtare që merren me hulumtime siç është Banka Botërore, Raporti Progresit të Bashkimit Evropian si dhe ministrive tona gjegjëse, Komuna e Obiliqit është shumë e ndotur sa i përket ajrit dhe si pasojë e kësaj mbizotërojnë sëmundjet e sistemit respirator, sëmundjet malinje, kemi tendencë të rritjes të sëmundjeve kardiovaskulare dhe të hipertensionit”, thotë për BB Green, dr. Jashari.

Drejtori i QMF së Obiliqit Jashari thotë: “Në komunën e Obiliqit për herë të parë viti 2021 shënoi një rritje enorme sa i përket vizitave mjekësore, rreth 140 mijë vizita brenda një viti. Prej këtyre janë dhjetë mijë vizita tek moshat e reja, tek fëmijët, si dhe moshat e mesme dhe mosha e shtyrë”.

Ai thotë se është diçka enorme e cila nuk ka ndodh më herët, të gjitha kanë ndikuar sipas mjekut edhe jeta urbane, edhe ndotja e ambientit, edhe covidi, por me theks të veçantë është ndotja e ambientit e cila ndikon në mënyrë të vazhdueshme”.

Sipas doktorit, ankesat më të mëdha janë gjatë sezonit të dimrit, si pasojë e përdorimit të thëngjillit për ngrohje meqë qyteti i Obiliqit nuk ka ngrohje qendrore. Jashari thotë se kjo e sulmon shumë shëndetin kur kemi parasysh aktivitetin e termocentraleve Kosova A dhe B të cilat ndikojnë negativisht në shëndetin e popullatës, qoftë tek fëmijët e vegjël, qoftë tek moshat e shtyra, sidomos këto janë dy etnitetet të cilat më së shumti atakohen.

Sipas Jasharit, Obiliqi gjithmonë ka rritje të rasteve me sëmundje respiratore, me sëmundje malinje, sidomos të sistemit respirator si pasojë e ndotjes në mënyrë të vazhdueshme që bëhet në Komunën e Obiliqit dhe që preket popullata e kësaj treve.

“Jemi duke folur për sëmundjet si pasojë e ndotjes së ambientit, diku deri në dymbëdhjetë mijë, mirëpo raporti civil tregon dhjetë mijë vizita mjekësore janë fëmijët që kanë kërkuar ndihmë në qendrën tonë si pasojë e sëmundjeve të ndryshme. Mirëpo mbi 50% e tyre janë si pasojë e sëmundjeve respiratore, sidomos në vjeshtë , pranverën e hershme dhe gjatë dimrit”, tha Jashari. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori