Agjentët e FBI-s gjetën disa dosje boshe të shënuara si të klasifikuara gjatë një kontrolli në shtëpinë e ish-presidentit amerikan Donald Trump muajin e kaluar, tregon një dokument gjyqësor.

Dokumenti, i bërë publik nga një gjykatë në Florida, ofron një inventar të përmbajtjes së 33 kutive të gjetura në shtëpinë e ish-presidentit, Mar-a-Lago.

Siç bëhet e ditur, dokumenti tregon se dosjet sekrete u morën nga zyra e tij personale, transmeton Telegrafi.

Trump, i cili po hetohet për trajtimin e të dhënave të klasifikuara, mohon veprën.

Regjistrimet e mëparshme gjyqësore kanë konfirmuar se ish-presidenti mbante të dhëna të klasifikuara në zonat e magazinimit në Mar-a-Lago, por dokumenti i pavulosur të premten tregoi se disa dosje u gjetën në zyrën e Trump.

Reklama
Reklama

Ndër sendet e gjetura nga ajo dhomë gjatë kontrollit të paprecedentë të 8 gushtit ishin;

3 dokumente të shënuara si konfidenciale;

17 dokumente të shënuara sekret;

7 dokumente të shënuara top sekret;

43 dosje boshe me banderola të klasifikuara;

28 dosje bosh me etiketën “Kthimi te sekretari i stafit/ndihmës ushtarak”.

Presidentët amerikanë duhet t’i transferojnë të gjitha dokumentet dhe e-mailet e tyre në Arkivin Kombëtar. Departamenti i drejtësisë po shqyrton nëse Trump i ka marrë në mënyrë të pahijshme të dhënat duke i çuar ato nga Shtëpia e Bardhë në pronën e tij në Mar-a-Lago pasi ai u largua nga detyra në janar 2021. /Telegrafi/

Reklama