LAJMI I FUNDIT:

Doris Pack: Është në interes  të BE-së që Maqedonia e Veriut të jetë pjesë e BE-së

Doris Pack: Është në interes  të BE-së që Maqedonia e Veriut të jetë pjesë e BE-së

Kryetarja e Organizatës së Grave të Partisë Popullore Evropiane, Doris Pack në margjinat e Forumit Maqedoni-Gjermani që sot u mbajt në Shkup tha “është interesi i yni, interes i BE-së, që shtetet si Maqedonia e Veriut dhe shtetet fqinje të jenë pjesë e BE-së”.

“Maqedonia e Veriut dhe shtetet e Evropës juglindore i shoh si pjesë e Bashkimit Evropian”, tha Pack duke shtuar se se rajoni mund të anëtarësohet nëpërmjet rrugës së paqes, stabilitetit dhe sundimit demokratik.


Ajo potencoi se asnjëherë nuk ka qenë e ndërlidhur me politikanët në vend, por me njerëzit. Pack vlerësoi se ajo që ndodhi në Samitin e fundit të BE-së ishte thirrje për zgjim të politikanëve që më në fund të punojnë dhe t’i zgjidhin problemet e popullit.

“Këtu mendoj në politika të shëndetësisë, arsimit, përmirësimit të gjyqësisë, me qëllim që njerëzit të ndjehen të rëndësishëm, të jenë të lumtur dhe përsëri t’i votojnë politikanët. Në këtë mënyrë do të merren një ‘po’ më e fuqishme për hyrje në BE”, tha Pack.

Ajo tha se Marrëveshja e Prespës tashmë ka përfunduar ndërsa OBRM-PDUKM edhe pse nuk ka votuar për ajo asnjëherë nuk është deklaruar se nuk do të respektojë marrëveshjen./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Kronika e Zezë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Kalo në kategori